SE BASHKU ÇDO GJË TE ROBËRUAR ASGJË...!?
Zgjedhja racionale e çështjes se Kosovës do te jete një pasqyre e mire për krejt shqiptaret e Ballkanit.
Pra mbas luftës jemi ne ketë proces.
Shqiptaret e Kosovës nen regjimin e asaj Jugosllavie, duhet ta pranojmë se u edukuan dhe u binden ne një lloj filozofie te zbrazur apo atë si te një fisi primitiv, me u kënaq me pak.
Kjo gjendje u shty dhe mbeti ne një vendnumërim si te fiseve primitive, me nga një te shkolluar nëpër familje e sot me, /një te pasuruar ne familje/.
Qe ishte një mburrje për shehrin apo katundin, deri këtu ishin te arriturat e shqiptareve te Kosovës.
Këtu duhet te ndalemi.
Te një shtresë e popullit te Kosovës qe nga kjo “filozofi ta quash te robit qe nuk donë me shume”!!?.
Ndodhen dhe krejt te tjerat qe po na kushtojnë edhe sot kur ne një fare mënyrë mund te veprojmë ndryshe ne te mirën e te gjithëve, dhe ne interes te krejt popullit.
Këtu u ndeshem te gjithë me një situatë e cila duhet te reflektoj te te gjithë.
Një është kryesorja qe nuk bënë te armiqësohemi si robër, qe padyshim sot pak me te çliruar jemi vërtet robër te vetvetes tonë pa fajin e miqve tanë.
E pse robër ; sepse një lider i vogël apo i madhe i Kosovës tone, i frikohet drejtësisë, pa një faj te madh.
Te thuash se e paska ndrequr një shtëpi apo një veturë.
Nuk guxon lideri te frikohet kjo është normale qe edhe i ka takuar. Kjo mbyllje e liderëve tanë ne mënyrë “meskine” po i kushton krejt popullit apo institucioneve tona.
Fatkeqësisht kjo është e vërteta dhe vërejtja për disa “ish te burgosur politik”, qe deri me dje ishin “idealistet me duar ne gjepa bile edhe ata te shqyer”. E kur sot nuk guxojnë as te lajmërohen, si rasti im me një njeri te mirë qe unë e njehja, e quajnë; deputeti Nait Hasanin, te cilit ja urova ditëlindjen, U mundova te bisedoj, e ky njeri si po te kishte një faj te madh nuk me përgjigjët vetëm me një PO e një jo...!!!?, Edhe atë dy shkronja te dridhura, ishte dhe mbeti për mua një mjerim bisede.
Rasti i ndonjërit deputet te pa inkriminuar ne “ndonjë kurdisje apo vrasje te qellim”.
Po te fillonin te jepnin dorëheqje publike do te shpëtonin ketë situate vërtet te ndërlikuar edhe për “eksperimentin e veçantë Kosovë”.
Qe nga te gjithë po shihet se nuk ecet me kështu .
Mendoj se individët e përfolur me emra e mbiemra do ta ndihmonin Kosovën me dorëheqjet e tyre, ta quash morale apo njerëzore.
As kjo nuk po ndodhë , bile kamuflimi i disa gazetareve po e ngarkon edhe me egër duke folur “fjale boshe”, dhe prepotenca e tyre te shtinë te dyshosh se vërtet këta janë vetë kriminelet mbi popullin e Kosovës.
Çdo vonesë e mos sinqeritetit nga ana e tyre po e shohim se po rritet ana tjetër e mësiguri nga pranvera do te jetë e vonshme për te gjithë.!!?
Lus individët e përfolur qe te japin dorëheqje te pa revokueshme ne te mirën e procesit natyror te rrugëtimit Kosove drejte bashkimit dhe drejte Evropës.
Rasti i liderit te vetëvendosjes Albin Kurti, është një pasqyrë reale e këtij shkrimi, qe e mundësoi idenë dhe filozofinë ndryshe apo te re ne Kosovë.
Servilizmi i tepruar i parlamentareve te “sofrës shqiptare te Prishtinës” parlamentit tonë , po e sjelli një katarzë , sa duket me qellim, apo te kushtëzuar me një page te thjeshtë ...
Shih përsëri edhe këta përfaqësues lëshohen ne nivelin e “robit” te mjeruar, qe nuk japin hapësirë procesit te një populli.
Me dëshirë apo pa te Kosova është një “burg” i kohës bashkëkohore, qe populli primitiv pret nga lideri pasanik .
Apo gazetari hileqar, qe me shkrolat e veta mundohet ti gënjej këto dy pole te kundërta: pushtetarët kryeneç e popullin e skamur deri ne skajshmëri.
Me ato fjalët si ti teket herë kosovar, ndonjë herë shqiptarë, nga një herë muti- etnicitet, apo lojëra te ndyra, te ster tejkaluara qe nga koha e dhelprës Tito apo Mesha Selimoviqit.
Kur tentonin e humbeshin kohe për krijimin e kombit Boshnjak.
Ne këtë fatkeqësi i prin valles analisti Halil Matoshi,/ i cili pati një sinqeritet tash ne fund e pranoj te rasti i gazetës Koha ditore ne një artikull/. Dhe aty këtu ndonjë ta quash “nacionalist si te ishte nga ndonjë planetë tjetër apo nga ndonjë satelit çudibërës”.
Duhet te kemi guximin qytetare e te dalim nga kjo situate jo e favorshme ne këtë kohë.
Sepse ne e dimë mirë çka kemi nënshkruar ne Rambuje ,/e cila donë korrigjim/, e dije çka folën ne Vjenë donë përmirësim, nuk e dimë çka vendosen ne Kumanove , donë shpjegim.
Planet apo letrat ne Kosovën, dy vite mbas pavarësimit duan shqyrtim, këtë po e kërkon Republika e Re e Kosovës, për ata qe kanë sy e vesh.
Ti shikojmë sot e mos te na kushtojnë shumë nesër, është koha e një te vërtetës se madhe, se ne u morëm vesh, dhe e nënshkruam mos ngucjen dhe funksionimin e kufjeve.
Kjo nuk u realizua atëherë, vetë ra për toke “Plani i Ahtisarit”.
Nuk kemi çka i bëjmë, duhet ecur si qytetarë ne drejtimin e bashkimit, pra, te dalim nga ai minimumi i pranuar, kur dihet se eksperimenti multietnicitet me 95% popull shqiptare e me 5% ,etni tjera /i quaj edhe si pasuri te Kosovës/.
E meritojmë këtë zgjedhje te thjeshte nga qytetaret dhe institucionet tona.
Kosova është një territor i vogël qe ti zgjedhe problemet e te mëdhenjve apo miqve tanë.
Kosova është “kërthizë” e zgjedhjes se qeshjes veç shqiptare; qe po nga këta miq te sotëm u “pre” nga trungu shqiptare .
Ti lejojmë rrjedhat e procesit te shkojnë ne shtratin e vetë si ne Maqedoni ne Malin e Zi ne Luginën e Preshevës...
Nuk do munden matrapazët e kravatave apo xhipave me te shtrenjtë ne botë te na ndalin.
Te ecim te bashkuar drejtë qytetërimit dhe si qytetarë e jo robër më...
Se bashku çdo gjë te robëruar asgjë...
Duhet te ja shtrijme doren njera tjetres qe te na mundesohet edhe nje hap ne procesi tone
Ta lejojme "DORUNTINE E VIRGJER TE HYJENE KESHTJELLEN E SAJ"
kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010
Biografia
Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.
Ekspozita 2010
Foto te Ndryshme
zondag 7 februari 2010
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten
Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja