kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010

Biografia

Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.



Ekspozita 2010

Foto te Ndryshme

zondag 7 februari 2010

PETICION I TE BURGOSUREVE POLITIK TE KOSOVES

PETICION I TE BURGOSUREVE POLITIK TE KOSOVES TE BURGOSURIT PO BËHEN BASHKË /

Drejtuar Parlamentit te Kosovës Shtet te pa varur e Sovran/ Janar 24.01.2010 Peticion për hyrje ne planin e qeverise tone ne këtë vit 2010-te, çështja e ish te burgosurve politik te Kosovës, dhe te drejtat e tyre kushtetuese Te nderuar Autoritete Shqiptare, Me nderime te gjithëve dhe respekt për te gjithë, me një shpresë qe edhe me ndihmën e Juaj publike, do te Ndihmohet kjo shtresë e shoqërisë, e cila çdo here u shfrytëzua por mbetet ende ne mënyre zyrtare me "pranga ne duar", kërkojmë qe me një minute heshtje ti përkujtojmë ata qe nuk janë me ne mesin tone. dhe ne mënyre zyrtare te na hiqen nenet dhe aktgjykimet tona; si irredentiste e nacionalist. E dini te gjithë se si i kaluam këto vite te thuash gjithë kush mori apo, deri diku u cilësuam si diçka tjetër me emërtime me te çuditshme, ...!!! ?, Dikush na quante te mirë, dikush te pëqinj, dikush ideologjik, dikush nacionaliste, dikush irredentiste...te gjithëve ju lejohen kur Kosova i beri do hapa te mire ne procesin e shpalljes se pavarësimit. Ne duam tretmanin qe na takon ne popullin tone e jo nga njëra qeveri te gjuhemi te tjetra, nga një parti te tjetra nga një klan te tjetri. Mbetem ne shprehjen Se te burgosurit nuk kërkojnë mëshirë por kërkojnë te drejtat e tyre si i kane çdo popull, me thënien se i burgosuri politik nuk merr pushtet por jep pushtet. Kërkojmë përkrahje qe ne njërën nga mbledhjet e ardhme te “sofrës” shqiptare pra parlamentit te Kosovës te vihet ne shqyrtim kjo e drejte elementare për ketë shtrese qe nuk është e vogël qe po te llogariten edhe anëtarët e familjeve del mbi një milionë, “Gjymtyrët” e popullit tone e kërkojnë ketë te drejte te tyre, është koha mendojmë një zëri te gjithë kur shumica e rasteve është afër një tmerri te skamjes dhe shëndetit te tyre fizik e shpirtëror. Me nderime ish i burgosuri Syle Mujaj, ish i burgosur me 10 vite burg, ku te gjitha thuaja se i kalova ne burgun famëkeq te Nishit P:S. me shprese qe nga te gjithë do te marre përgjigjen e merituar. ________________________________________ Te nderuar, ish te burgosur politik te Kosovës, Edhe pse çdo gjë është e mbështetur dhe e miratuar nga komisionet përgjegjëse juridike e mjekësore ne te drejtat legjitime për ligjin mbi ish te burgosurve politik as kësaj here Qeveria jonë ekzekutive nuk e pa te nevojshme dhe nuk e shtinë ketë te drejtë elementare e shumë te nevojshme ne strategjinë Legjislative te Republikës se Kosovës për vitin 2010. Është një çudi e rasti kur kjo shtesë e popullit cilësohet si me e goditura ekonomikisht e nga gjendja shëndetësore, ne marrëveshje te përbashkët mund te fillon qe nga sot te merre një forme qe mendoj te jete e miratuar me shkrim edhe me kërkesa – shkrimi se pse kabineti Thaçi, i “cili me kabinetin po e bllokon ketë ligj për ish te burgosurit politik te Kosovës, kush vërtet po pengon ne ketë kërkese qe dy herë doli dhe është e përgatitur shume denjësisht nga ekspertet juridike mjekësor. Te pritur qe ne ketë vit pretë zbatim por fatkeqësisht prapë u hedh – nuk u pranua, /ne kërkojmë qe te shqyrtohet ky status i ish te burgosurve politik te Kosovës, se paku moralisht te na “hiqen prangat” e te jemi si te tjerët te barabarte me populli tone... Pres përkrahjen zyrtare te Shoqatës se te Burgosurve Politik te Kosovës qe dokumentet e ligjit për ish te burgosurit politik te Kosovës te qitet ne shqyrtim ne Parlamentin e Kosovës me kërkesën dhe nënshkrimet e ish te burgosurve politik qe do te niset si shenjë e një peticioni qytetarë Ne kërkesën qe ligji mbi te drejtat e ish te burgosurve politik është e aprovuar nga shumica e parlamentarëve te Kosovës... Mund ta bëjmë një KERKESE mbështetur ne Kushtetutën e Republikës se Kosovës, jemi ne pritje te përgjegjës nga ana e Juaj, drejtë edhe një hapi racional te kësaj kërkese legjitime. ________________________________________ LETRËN E PUBLIKOJ NE FACEBOOK-UN, ME DISA MENDIME NGA ISH PËRKRAHËSIT E KËSAJ KËRKESE LEGJITIME ________________________________________ Cila është vërtete biografia e këtyre personave ne vitet e mbyllura, A mos kush nga individët ka qene ne dorën e UDB-se, mos ndonjëri ka implikime edhe ne vitet 1979-80,-81,-82,-84,-....Mos ka ndonjë “Enigme”, te urdhër- dhënëseve e vrasjeve ne UDB-ashve e Atdhetare mbas lufte !!!!? Nuk është problem për popullin i cili vetëm ketë e kërkon pra DREJTESINE e jo demagogjinë intriguese te pushtetarëve te rastit apo te qëllimshëm mbi popull. Ne si te burgosur kemi nga pak halle shëndetësore, por ajo kryesorja e MADHE nuk kemi urrejtje, nuk kemi vrasje nuk kemi, nuk kemi krime, nuk kemi as pasuri pra kemi vlera qe duhet medoemos ti shpalojmë, ti flasim ti bisedojmë, ti analizojmë. ________________________________________ Populli u kthye nga ai fare gjenocidi te tmerrshme ne krye nuk pati as një lider politik, mendoj se ...populli është SOVRANI i Kosovës, Populli duhet ta pranoj apo jo e jo te pritet nga lloj-lloj matrapazi apo njeriu qe nuk e përfill se pari popullin, pra jemi te elementi Drejtësi qe ne as një mënyrë as te rastit me te thjeshte te një hajni ordiner nuk po e shohim ne gjygjësinë e Kosovës, pra jemi si anëtare te këtij populli te ja vejmë gishtin kokës se kush vërtet po na përfaqëson, apo vërtet a po na përfaqëson dikush apo jo, sulmi i kurdisur vetëm mbi ish te burgosurit është i pa drejte se te ish burgosurit janë plagët e Kosovës,kjo se pari duhet te reflektohet racionaliste ne popullin e Kosovës. ________________________________________ E vërteta burrërore e shqiptare duhet te dihet dhe Kosovës tone krenare e te plagosur rende,duhet ti thuhet ve vërteta jo vetëm ne Fb-ën por dhe ne Tribuna te hapura, me qëllimin me fisnik dhe te urte qe drejtësia te filloj te funksionoj, apo te behet një përzgjedhje nga njerëz me autoritet neper Kosove, E te ndihmohet njëra nga pikat e ndjeshme e procesit se si duhet te funksionoj DREJTESIA apo ligji ne Kosove kush është faktori qe nuk po mund te funksionoj: e çuditshme qe as një rast edhe ordiner nuk guxon te gjykohet ne Kosove pse, pse, kjo ngulfatej e te vërtetës dhe prape duke u mbështetur ne një shkrim timin jo pa qellim "Se te burgosurit shqiptare nuk janë vrasësit as te spiuneve as te atdhetareve" ________________________________________ Vlerat duhet ti afrohen Kosovës pikërisht tash kur është ne pike shënjestër qe Drejtësia dhe ligji te funksionojnë e te shtyhen apo te hiqen te korruptuarit, pikërisht nga vlerat administrative, politike, ekonomike, kulturore dhe Kosova te tregohet se mund te menaxhohet nga vlerat e disiplinuara evropiane, ka sa te duam me diploma te rregullta e jo me kurse te UNMIKUT apo ... Te ndalemi vetëm te fjala "VETEDIJESIMI elitës te popull ynë", me te cilën ne ketë tekst nuk mund te pajtohem, sepse ne timonin e udhëheqjes me dy vite pavarësim te Kosovës këta njerëz kane pasur mundësit para popullit, te bëjnë me shume ne çdo aspekt e jo me gjithë atë mori veturash e shtëpive edhe si rezerva, për nesër, por jo pa qellim këta individë te llojit te veçante e shfrytëzuan bujarinë e një popullit qe doli nga lufta, dhe po ja pinë edhe djersen, me fjalët kinse për makinën-aparatin-shtetin Kosovë. Kur te ju teket për tatime thonë edhe fjale atdhetare e kur te ju teket e përdorin fjalën shtet i ri. Këtyre lojërave te fjalëve "shtet e komb" qe te dyja padyshim te shtrenjta kane dallim si dita me natën dhe te dyja janë sot te qarta për popullin por sot populli është i sterlodhur ne aspektin ekonomik qe e guximshëm ta thotë te vërtetën e ata janë ne ngutje qe te nxjerrin edhe pak përfitime se “fjala e tyre veç ka vdekur te populli”, ketë e pamë mirë edhe te shtresa me e lodhur e pensionistëve tanë qe u shprehen “qe nuk do te japim askujt me votën tonë” te gjithë po vjedhin. Po nëse ne ketë fjalë bashkohen edhe shtresat tjera: -“invalidët e luftës, -shoqata e te burgosurit politik te Kosovës, -shoqatat jo qeveritare, -shoqatat e veteranëve, -shoqatat e... A thua çka do te bëjnë ata te aparatit-shtet, cilat do te jene “fjalët qe nuk i kanë konsumuar” qe ta mashtrojnë edhe njëherë, Mendoj se nuk ka me fjalë qe nuk e kanë përdorur: p.sh. Me himnin me nuk e përdorin..!? flamurin nuk e përdorin më.. UÇK-ën nuk e përdorin më.!? Rugovën e përdorin nga një herë, por secilën herë e me rrallë ..!? Jo se jo me emra LDK apo PDK, jo se jo... Pra këtu mund te jetë dhe përfundimi i kësaj elite te pa “vetëdijesuar”, ne kohën e duhur, Populli është i freskët por acari e skamja po e detyrojnë te presin, dhe prapë po presin... ________________________________________ Moskuptim nuk qëndron ne si persona moskuptimi qëndron ne një koncept deri diku te ngatërruar jo pa qellim ne Kosovën tone pra te ÇLIRIM E DEMOKRACI, qe ishte ne kundërshtim me rregullat e këtij planeti pra nuk e dijë se a mund te pajtohem unë e ti kur gabimisht thanë se u demokratizuam /kush shtrohet pyetja u demokratizua e kush mbeti pa u demokratizua/!!!? Besoj qe problemi për te interesuarit mund te gjendet këtu pikërisht ne ketë ngutje te rastit apo mund te jetë e qëllimtë, qe ne Kosovën tonë u luajt kjo lojë para çlirimit, deri sa ne ishim ënde nëpër burgjet e asaj Jugosllavie, për arsyen e parë pra për çlirimin, lus te interesuarit, se mos ngecja e apo formule çlirim duhej ti printe demokracisë qe ne mes veti te mos e përdoreshim fare fjalën Moskuptim ne koncepte, qe deri diku edhe sot dikush mund te bije lehte ne “gabim rasti” kur sot duhej te ishte Demokratizim normal i Kosovës, tash popullit tonë i erdhi vërtet demokratizimi, por sa interesante nuk po i beson ënde se u gënjye nga një demokratizim deri diku fallco, mendoj unë qe nëse jemi real duhet ta përmirësojmë secili nga vetja...? ________________________________________ Te burgosurit politik KURRË NUK MARRIN PUSHTET POR JAPIN PUSHTET si ishte rasti i “Qarkorja e se Rugovës”ne vitin 1990, kur mbas Verrave te Llukës u nis një letër e ketë letër te shumëzuar, ne shumë kopje përmes Adem Mikullovcit /te me kuptosh drejtë nuk është humor/, kaloj ne Fron Ibrahim Rugova, qe për mua mbeti një shpirtëror i madh i popullit tim. ________________________________________ 1981-1990, nga individët e paguar mire qe ne i quanin UDB-ash, përkatësia e tyre ishte shqiptare e Kosovës edhe e atë kohe, ku gjinden këta individë te privilegjuar sot. Pa dyshim mund te quajnë veten edhe demokrat apo një nocion tjetër, Ju lutem se drejtësia dhe sinqeriteti te gjithë i vendos neper vendet e duhura, por me as një çmim vrasje, sepse humbin te vërtetat e popullit tim tash te Pavarur, e kur tash po nisen ngucjet kriminale, nuk lejohen,te gjitha te palarat tona me guximin qytetare ne gjygjin e drejtësisë.... ________________________________________ Simboli i lirisë se Popujve te shtypur ADEM JASHARI me Familje dhe martiret e tjerë te Kosovës, nuk ishin dhe nuk janë LPK-LKQK, apo LDK apo PDK, apo PSHDK-se apo AAK apo AKR-se apo te ndonjë klani te dy tre institucioneve, Te burgosurit dhe martiret e lirisë se bashku me invalidët e luftës, nenat, motrat vëllezërit e këtyre investimeve janë te Kosovës Sovrane, qe individë te sherrit apo mosdijes, apo te implikuar edhe dje ne UDB e sot thotë jam SHIK. Nuk e duron populli donë drejtësi... ________________________________________ Po vërtet DREJTESIA mungon edhe nga miqtë tanë, qe edhe sot mbas 10 viteve lirim nga pushtuesi, "Nuk janë te kthyera ëndrrat tona", nuk janë te kthyer me te dashurit tanë; nëna, motra e vëllezër te vrarë e te masakruar nëpër Danub, Shumadi e vende te tjera, Çlirimi i Kosovës nuk është vetëm nevojë regjionale e një shfrytëzimi te egër nga Serbia por është problem ndërkombëtar, qe Kombin Shqiptarë e copëzuan për interesa te fuqive te mëdha, Kërkojmë qe te fillohet DREJTËSIA nga kjo pikë e funksionimit te Kosovës Shtet me te drejtën edhe te bashkimit me pjesën e vetë natyrale dhe ne gjirinë e Evropës aty ku ishte edhe me parë... ________________________________________ Baraspesha e fuqive botërore u ndërrua, Gërshërët e Carit Rus me nuk funksionojnë janë te sterndryshkura, munden vetëm te hapen e te thyhen. Kosova u kthye ne rrugën e vetë te bashkimit Kombëtar edhe fizikisht, me ndihmën e miqve tanë, dhe me dy viteve PAVARESI qe i plotëson kushtet me te gjitha etnitë 4%, e me te drejtat e plota drejte qe te bashkohet me pjesën tjetër ende jo funksionale edhe për miqtë tanë qe na duan shume,pra me Shqipërinë drejte Evropës Familjes tonë te madhe dhe ku ishim me parë... ________________________________________ Po, Kosova është regjion i ndarë shume padrejtësisht nga Shqipëria, nga këta miqtë te sodit, presim nga vetja jonë dhe nga miqtë tanë nëse janë miçë ta përmirësojnë gabimin e asaj kohe pa nostalgji e ne kërkesën te kohës. Tash dhe kur ne eksperimentin Republikë, po ecim drejtë bashkimit. ________________________________________ Për dy tre individ te inkriminuar ne urdhër-vrasje, te qindra-mijëra spiun apo qytetare te pafajshëm mbas lufte nuk dëmtimet rruga natyrore e Kosovës me institucionet e veta te krijuara me se paku nga këta individ te përfolur si Xhavita, Zharka, Bllaca, Brosha, Sllamnika, Danaj, Dreshaj, Kursana, Selmana, dhe e te shkretëve qytetare te pafajshëm, Mustafa, Maloka, Hajdaraj, Bytyqa, ..... ________________________________________ Unë mendoj se nga modestia e tepruar e te burgosurve apo aty këtu edhe nga ndonjë servilizëm i mbijetesës te shokëve tanë, te shkelur e te nënçmuar edhe sot e kësaj dite. Mendoja se nuk është e vonshme qe nga institucioneve te jepen – dorëzohen kurbanet për hir te PAVARESISE se Kosovës,dhe se shpejti do te hapnin faqen e ndritur te viteve 1981-1990. Këtu ishte gabimi, por këtu është dhe shpëtimi, qe mos ti kushtoj edhe me shume popullit tim, Mos te bëhen gabime tjera si këto duke u mbyllur e shkelur mijëra vite te investimit për Kosovën. Profiteret gabuan qe ju kthyen vetëm e vetëm varreve te Martireve tanë. Këtu u ndeshen shume interesa e vetëkënaqësi te rastit, duke menduar se ja hedhin edhe një here popullit te skajshmërisht te lodhur ekonomikisht, dhe ne gënjeshtrat e qeverisjes me ndonjë UDBASH te asaj kohe te vjetër apo me ndonjë SHIK-ist, ranë ne kurthin e vete, qe ta vrasin njeri tjetrin. Duhet shpëtuar nga kjo kurthe me emër e mbiemër. Kush vërtet janë Individët qe e udhëheqin popullin tim, ku ishin dje e ku janë sot, nuk ka te keqe, por ka te mira te mëdha te dihet ne opinion për secilin,për HIRIN e vuajtjeve tona dhe për gjakun e martireve te kombit. Duke u nisur nga familja e shenjet Jashari e deri te fëmija i kampeve te Bllacës apo kampeve te Shqipërisë nene. Vetëm te burgosurit e dine te vërtetën dhe formulën e daljes nga ky kurth i pa natyrshëm apo i profitereve te rastit apo te qëllimit. Dy grupeve vrastare sidomos mbas lufte Pra ne SHIK e UDB. Dy tre individë ne institucionet e larta te Qeverise tone te dashtun duhet te japin dorëheqje publike para se te fillojnë gjykimet ne gjygjin e popullit. A po e kuptojnë se krijuan një gjendjeje te pare ne planet, pra u prishe baraspesha e qëllimit te urte, pa hakmarrje dhe pa krime ne Kosovën e Re. Te gjithë po thonë, po shohin me emra e mbiemra; kush është i inkriminuar... Është e mjere e te burgosurve qe heshtin si je lloj militantizmi politiko-klanor e nuk e thonë te vërtetën se te gjitha i dine, mendojnë se po tregojnë mençuri me heshtjen e tyre oportuniste. Por dinamizmi po e tregon te kundërtën se ne Kosove mbas lufte janë vrare shume njerëz edhe nga UDB-ja, por janë vrare dhe shume qytetare te pafajshëm, apo atdhetare. Nuk është vetëm Bllaca apo Lajqi... por janë ka lajmërohen shume, edhe deri ne tragjedi familjare. Deri me këto jave ishin te ditura dhe te kaluara ne thashë e thema te populli por po dalin te vërteta se ka shume grupe dhe e kane një qendër te urdhrave. Kërkesa është se nëse janë dy tre urdhërdhënës me emër e mbiemër, është e moralshme qe edhe para gjygjit te japin dorëheqje. Ky do te ishte hapi i pare, qe te fiton te drejtën dhe moralin dhe te funksionoj drejtësia dhe gjygji i popullit te Kosovës.;- "Për një plesht nuk guxon te djeget Jorgani". ________________________________________ *****Gjenerata e studenteve te periudhës 1981 1990 janë plagët e renda te Kohës se Rankoviqit e Kompani pra është gjenerata e te ish përsekutuarëve pra PRINDËRVE TANË , pra kush ishte ne burgjet Jugosllave ishin kjo gjenerate e lindur ne ketë tmerr te Serbisë qe e zhvilloj ne Kosovën tone gjenerata e vitit 1981-ës ,mik janë ajo gjenerate e vitit 1955-1960, kush janë këta mijëra vete Miku im: janë vetë plagët e popullit qe duan shërim e nuk duan mëshirë te askujt, kjo gjenerate ****NUK DONË PUSHTET POR JEP PUSHTET**** ________________________________________ EULEX-i ka dosjet e gatshme,nëse jo ti jepen, por ku janë gjykatat tona /partiake apo klanore/, Kosova është vend i vogël dhe simpatik për Evropën, po bëhen 29 vite qe populli dha atë me te shtrenjte, mijëra e mijëra vete neper burgje, dha demonstrime masive me gra e fëmije qe nga Rugova e deri ne Karadak, dha gjakun e dëshmoreve qe s`ka pjesë te tokës se Kosovës pa varre martiresh, pra populli është shumë i gatshëm ta pranoj ligjin, e ta largoj korrupsionin, e nga kush shih nga vetë "klika e quajtur politike", qe padyshim dihen pronat e pasuritë e tyre, duhet ti dëshmojnë edhe para gjygjit, pse jo..dhe ti qesin ne gjygj. ________________________________________ Nuk është problemi i etnive shqiptare, boshnjake, rome, serbo malazeze, edhe po te ishin 125.000 apo 200.000, ata janë qytetaret tanë, Problemi është te Jo vlerat, servilizmi i pushtetit tone qe pa fije mëshire u pasuruan ne “lojërat e fondeve”, te cilat erdhën nga miqtë tanë e ne kacafytje te këtyre fondeve e dëmtuan apo e harruan rrugën e drejte te mëkëmbjes se pari te popullit. Me ne fund u lajmërua nga Eulexi se “disa te udhëheqësish te larte”, duhet te shkojnë ne gjykim te vete gjygjit te popullit, këtu pa dyshim do te ketë dhe nga ata qe nuk e lejuan veprimin e ligjit. Këta pushtetar mbi popull mund te cilësohen dhe kriminel” /për disa duke shprehur qe ka edhe fakte te shfrytëzimit te pasurisë se popullit e deri te ato ne eliminimin e njerëzve te mire te Kosovës”. Sidomos dyfytyrësia e koalicionit PDK-LDK, e cila nuk ka vlera menaxhuese me popullin e vetë, këtu është theksimi i problemit ne Kosovën time te dashur me krejt komunitetet qe është dhe pasuri i Kosovës. Duke shprehur mendimin tim te arsyeshëm me vete faktin se Kosovës sot i duhen afaristeve apo biznesmenëve te respektuar te popullit tim si rasti i Hajdar Bajraktarit, Gjim Gjëmës, Behgjet Pacollit, e shume e shume te tjerëve qe kontribuuan e nuk po mund te dalin nga kjo “klike e vogël” e disa njerëzve qe vërtet pa merita dhe shih pa vetëdije te nevojshme pa vlera, dje edhe pa xhepa u bene udhëheqësit enigmatik te Kosovës time te dashur. Mosdija qëndron ne te këta lloj udhëheqësish- pushtetarë te pa arsimuar por shume dinak për gjepat e tyre plote para!, qe i bien diçka këtij populli e jo veç ti marrin e ta qojnë deri ne ketë gjendje te varfërisë se tmerrshme... Syle Mujaj




Keto gjymtyre sot Kerkojne drejtesi e ligj

Sot kemi dhe shume miqe qe deri dje ishin ne anen e kundert, ata duhet te na kuptojne drejte per ate qe bene dje shume te padrejte, se pari te kthehen eshtrat e femijeve e familjeve tona te zhdukura, nese ka drejtesi neper shtetet e tyre e nese kane zot...

Na duhet bashkepunim i "gjymtyreve te Kosoves" apo te burgosureve politik ne menyre soleme me nje minute heshteje per ata qe nuk jane ne mesin tone, te gjalleve ish te burgosur te "na i heqin prangat" e roberise , eshte koha qe kjo drejtesi pritet nga "SOFRA" shqiptare pra Parlamenti i Kosoves

Per hire te çlirimit te Kosoves nga pushtuesi shekullor, e per her te gjeneratave qe po vijne, te funksionoj bashkepunimi i vlerave dhe drejtesia e ligji, te gjithe jemi per kete vetem kriminelet-pobtatimet e sllavit, jane dhe po mbeten opozite e papermiresushme, edhe ata te na bashkangjiten per hire te femijeve tane, sepse ata do te flasin e shkruajne neser per ne, mos te vonohemi se kemi pergjegjesi para veti, para familjes, para kombit e zotit.

Perendite ILIRO_SHQIPTARE kjofshin me ne ne kete procesin e Drejtesise e ligjit

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja