LETËR E HAPUR PËR VJOLLCËN
E nderuara Vjollcë e Mirë, unë ne profesion jam gati ing. i agronomisë qe serbet ma ndërruan kahen me burgosen ne moshën 23 vjeçare. Qe ta shpëtoj kokën unë dhe jo vetëm unë, nëpër qelitë e burgut te Nishit kemi vizatuar nëpër copa letre, te cigareve, te mindileve, nga tuli i bukës, nga paketat mujore qe i përdornim si letër, nëpër margjinat e gazetave qe rrallë na vinin apo na vinin te ditës apo javëve te kaluara; pra jam artiste autodidakt. Thash nuk jam i vetmi ka shumë e shumë te tjerë qe shkruajnë e vizatojnë me mirë se unë. Shkruam e vizatuam për te vetmin qellim dhe me te vetmën shpresë qe një ditë padyshim do ti lexoj dikush do ti preki dikush do ti komunikoj dikush.
Nga revolta qe e kishim e kthyem ne energji pozitive e kthyem ne krijimtari atdhetare qe padyshim është e madhe dhe fatkeqësisht e pa prekur apo e pa çelur. U shkruan e u vizatuan pe rinin tonë te popullit tonë, dhe nuk dhimben ato rini sepse e kishin je qellim te çlirimit nga pushtuesi qe vërtet i shoi këto rini te 10.000 veta qe po ti shumëzojmë me matematiken e thjeshte, e po ti kishim veten nga 6 vite burg dalin 60.000 vite burg, e shumica jone pra bijtë e lindur nga ky popull kishim dënime te rënda nga 10 – 15 vite burg te rënde,
Na i morën këto vite te rinisë për një qellim qe Kosova te jetë mirë ne rrugën e saj, e te çlirohet njëherë e përgjithmonë nga pushtuesi shekullor.
Vetëm vizatova dhe dhashë çdo herë edhe djersën time e te familjës edhe mbas burgut duke menduar se kur te arrihet qëllimi pra i shtetit sovran te Kosovës, Sot jemi edhe dy vite mbas pavarësimit me një gjendje te vërtet te pa imagjinuar te aparatit – shtet.
Dy vite mbas qëllimit nuk po shkojnë punët ashtu si shkonin ne atë vullnetarizmin tonë për çlirim, U binda se këtu ka ngecje apo mos vlera kombëtare, ka profiter te qëllimtë apo te rastit.
Prita edhe me, qe te vetëdijesohet aparati.
Me ndodhi një ngacmim fizik ne shtetin tim e dermuan atelienë time ne Pejen time, hudhën nëpër tokë te gjitha vuajtjet tona i shkelen, morën si ne kohen e pushtuesit dokumente te ndryshme, ma shkatërruan edhe qetësinë e shpirtit, Qiten ne pozite te pa lakmuar krejt familjën time, demoluan edhe shtëpinë e te vëllait ne Pejë...!!!?
U ndala e mendova gjate e gjate, ..q`po bëhet me Kosovën time!?
Kush po vret ëndrrat e këtyre vuajtjeve, aty kishte mjafte aparate te kuzhinës kishte makina te kafesë kishte elektronike te ndryshme çdo gjë u demolua, çdo gjë u shkatërrua.
E cilësova motiv te drejtpërdrejt politik apo krim politik, duke e dhëne dhe raportin ne policinë e Pejës te një far polici Krasniqi i cili nëse është i gjallë i ka te shkruara fjalët e mija!!?
Tentova te flas me ndonjë gazetë.
E thirra Ekspresin dhe ma dërgoi ketë e- mail: Sot është sulmuar atelieja dhe shtëpia juaj ne Peje. A mund te na përshkruani se çka është dëmtuar ne shtëpinë tuaj?
Kush mendoni se e ka kryer sulmin?
Ne ketë atelie thoni se ka pasur punime te shumta te juaja qe kane te bëjnë edhe me periudhën sa keni qene ne burg. A janë shkatërruar ato punime?
Bisedova me një far Jasiqi i cili me tha qe te ja dërgoj raportin e policisë ku mbas pak minutash ia dërgova ketë raporte qe e kisha dhëne ne policinë rajonale te Pejës:
Përshëndetje nga Syle Mujaj
Raport i nënshkruar nga vëlla im Ramë Mujaj ne Pejë
Ne ora 10 te mëngjesit te sodit, ne rrugën Qamil Morina nr-22 ne Peje, ndodhi një demolim e "Ateliesë se Syle Mujaj, brenda kanë qenë me qindra vizatime te burgut, biblioteka dhe aparate si kompjuter aparat fotografik, si dhe dokumentacion i madh i krajatave qe nga viti 1981e deri me sot, si dhe punime te ndryshme nga shoket e tjer te ish burgosur, si dhe shume punime te mija nga mërgimi 1991-2009.
Policia ka mbërrit ne vendin e ngjarjes mbas 15 minutash, ne prezencë ka qenë vëlla im Ramë Mujaj, i cili për mes meje e jep një deklaratë ne polici ku ceken fjalët e mija për motivin e këtij demolimi apo vjedhje e dokumenteve apo punimeve...
Unë thash se si piste e parë është motivi politik, qe lidhet drejtpërdrejte me ndodhitë e këtyre ditëve kur po zbulohen kriminel e vrasës ne Kosovë.
Ne shtëpinë time simbas vëllait mungojnë dokumente te ndryshme punimet janë te gjuajtura e te demolueme nëpër korridore e nëpër dhoma. Mungojnë edhe aparat fotografik me memorien e tij, llap top me memorien e tij...
Kjo vepër mendoj unë dhe bindem se ka vetëm motiv politik duke i ditur vetë situatën time te rrjedhave qe nga viti 1977-79- 81, 91, veprimin tim ne Zvicër dhe Kosovë,
Angazhimin tim ne LKQK-ën, Qe sa do pak ti iku Zekës te quajtur Xhavit Haliti, i cili sot po përfolët ne Kosovën time te vogël ne lidhje me lloj-lloj urdhrit te vrasjeve nëpër Kosovë…!!!?
Këtu mbetem ne ketë dyshim te bazuar se nga këshillat e tij apo bandat e tij sot i demtuan te gjithë te burgosurit e Kosovës qe i kisha te vizatuar me vite.
Prekja te unë ka motiv politik dhe ne çdo rast jam ne gjendje te dëshmoj te vërtetën qe duhet te zbardhet edhe ne lidhje me dokumentet e marra nga këto enigma si dhe demolimi i ëndrrës time shkatërrimi i punimeve te mija.
Mua Kosova me donë sepse une jam i saj.
Nuk me duan vetën banda kriminale, qe gjatë këtyre ditëve isha edhe unë si qytetar i Kosovës time u mundova ti ndihmoj te vertetes, ta them te vërtetën, dhe te mos vonohet e drejtësia te del ne Kosovën tonë.
Këtu mendoj unë nga fjalët e mija ne Facebook, ku jemi dhe mbetemi te del para gjygjit e vërteta, sa duket janë te nervozuar Xhavit e Kompani dhe shih mi dëmtojnë punimet e artit qe edhe aty ka shumë te vërteta për gjygjin e popullit tim ne Kosovë.
Mbetem te motivi politik qe te preket kaq vrazhd Atelieja ime e Artit ne Pejë.
Përshëndetje ku mendoj gjate ditës te ju dërgoj dhe foto te kësaj te keqe qe po e përcjell Kosovën time te vogël.
Syle Mujaj, Lugano Zvicër, tel 0041763240558, e-mail; mujaj81@bluewin.ch
Mbas këtij e-maili dhe bisedës me z. Jasiqin i cili me thotë: kemi policinë ne derë nëse është rasti për Syle Mujaj nuk guxojmë ta publikojmë...!!!?
Kush mund ti prek këto vuajtjeje, pse i preken...!!!?
Prita ndërgjegjen e tyre qe se paku te lajmërohet ndonjë dorëheqje, se paku morale.
Bëra dy tri kërkesa te arsyeshme te drejtuara institucioneve dhe këtyre individëve.
Nga zgjedhjet e shenjta te fundit vërejta sjellje te pahijshme te keçë menaxhimit te votës se shenjet, përsëri heshta...
Dolën kriminel e vrasës nëpër pikë te ditës e tregojnë vrasje dhe emra nuk brengoset kush dëgjova fishkëllima ne sektorin e drejtësi, kur dhe miku amerikan Z. Dell i përkrahu rininë e Kosovës, qe po kërkojnë vetëm drejtësi e ligj,
Mbetem qe revolta ime te kthehet ne energji pozitive te populli im sot ne gjendje afro 50% afër greminës ekonomike kur pushtetarët e partiaket ndërrojnë vetura e lloj lloj tenderimeve vetëm për veti e asgjë për popullin, Luhen intriga kur deri me sot është e çuditshme e planetit qe asnjë vrasje apo ndonjë hajn ordiner nuk guxojnë ta vendosin para ligjit apo para gjygjit te drejtesise, Shtrohet pyetja ku po shkon kjo udhëheqësi e pa përgjegjshme para popullit te vetë.
Folët e shkruhet për shuma marramendës te hollave qe veç po dalin nga Kosova.
Del krimineli i vogël Bllaca, me emra te përfolur, e avokati me “sheshir” e quan te sëmurë psikik. Burgoset tjetri ai Hajdaraj.
Del një analist Hoti ne RTK-ën me drejtorin e RTK-se Rr. Paçarizin, nuk e lëne as te flas, çdo gjë thotë ky lloj analisti është nga Serbia, thotë pse doli ne kohen e gjygjit, mundohet çdo gjë ta kamufloj me një degjenerim te fjalorit, te cekët e agresiv.
Edhe një here nga ky drejtori Paçarizi i RTK-se qe fjala vrasje me CD-te u përdorë ne sofrën parlamentare.
Ky analisti del me i lartë edhe se sa parlamenti i Kosoves sulmon qdo gje ne kosove i quan intriga e fyen krejt popullin e Kosovës, kur dihet se Kosovës vërtet po i mungojnë shumë atdhetare e spiun. Mundohet, përsëri z. Paçarizi i cili tentonte dhe donte te preke te vërtetën se Kosovës po i mungojnë njerëzit, ai analisti i tmerrshëm e përmendete vetem fajtorin Serbi..!!?.
Është e çuditshme për krejt opinionin vendas dhe mërgatën tonë se çka po bëhet ne këta njerëz, a kane përgjegjësi njerëzore.
Del një mik i imi ne emisionin “Pro e Kontra” ne RTK-ën, i heqin kabllon e satelitit ne mërgatën shqiptare mbesim ne terr informimi te pa informuar etj etj,
Me shprese ne ruajtjen e te arriturave me mund e gjak deri ne formimin e sofrës shqiptare pra parlamentit te Kosovës, i cili thuaja nga teket e bizneseve apo parave, apo frikës nga vrasëset nuk funksionon as ligj as kod as drejtesi!
Te ish te burgosurit qe rastësisht janë ne parlamente kërkohet me vite te hapin periudhen 1981-1990, te formohet ligji i përgatitur ne lidhje me ish te burgosurit politik te Kosoves.
Qitet dy here ky informim, prapë heqin kabllot e informimit,
Po atë dite kur doli ai krimineli i vogël Bllaca patëm rastin ta shohim ne Parlamentin e Kosovës edhe një deputet Hydajet Hysenin i cili mori fjalën e tha. “a është njëjte kur një te ish burgosurit i mungojnë sytë me një ish luftëtare qe i mungon syri” !!?
Prapë mbyllje e kësaj te vërtete, nga pushteti ekzekutiv, dëshirojnë te merren vetëm me te vdekur qe ta qojnë kinse ndonjë lule deri te varri shenjet e martireve te Kombit.
Për ish te burgosurit mund te shkon ai avazi i vjetër, vetëm për ata mos te folët, as te mos shkruhet siç beri çdo qeveri apo parti qe erdhi ne pushtet, unë them se kjo nuk është e logjikshme nuk është e drejte as para zotit as para popullit, e neper koluare nuk i ndalin fjalët se problemi “është nga te burgosurit politik te Kosovës” !!!?,
Këtyre marifetlleqeve sa duket ju erdhi fundi ne fjalën time te shkruar: SE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES NUK VRASIN AS SPIUN AS ATEDHETAR,
Këtu u vërejte menjëherë nga populli se kush vërtet po e udhëheq popullin e Kosovës, ne interes te kujt është kjo Qeveri: Te popullit te skamur te Kosovës apo te luftës për tenderë e profiter te rastit apo te qëllimtë...
Punime te demoluara ne atelien time ne Peje
Pamje nga demolimi ei shtepise ne Peje
Pamje nga demolimi ei shtepise ne Peje
kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010
Biografia
Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.
Ekspozita 2010
Foto te Ndryshme
zondag 7 februari 2010
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten
Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja