kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010

Biografia

Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.



Ekspozita 2010

Foto te Ndryshme

zondag 7 februari 2010

PENDOHEM ZOTI POET

PENDOHEM ZOTI POET
Murteza Nures

Pendohem zoti poet qe isha kasap
E punoja ne komitetin local
Me duhej vargjet tuja ti varja ne qingela
Ti rjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Keshtu me urdheronin padronet nga veriu

Pendohem zoti poet qe isha mesues
E punoja ne sigurimin shteteror
Me deshire e merrja qelesin e trathtise
E te ngujoja ne burgun e Nishit
Dhe uleshe ne karrigen elektrike
E te ushqeja me fekaliet tua ?
Testiset ti shtrydhnin
E keshtu u kenaqeshin padronet nga veriu

Pendohem zoti poet qe isha gjykates
E punoja ne gjykaten e larte
Une prore ti kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave ne rruge ne male
E si dhurate me ngriten nji statuje gjirizi
Qe portretin tim te ma peshtyjn brezenite
Keshtu me thonin padronet nga larte

Pendohem zoti poet…

Y.Rugova
P.S.
Kjo poezi me erdhi mbreme nga familja e poetit qe vdiq pa u realizuar enderra e tij shqiptare,
Poet ifizikisht sot mungon ne mesin tone por me shpirte eshte me ne edhe ketu ne Fb-en, eshte poezia e tije kushtuar per poetin tjeter pra plakun e urte te Kosoves bacin Xaje...
Ketu qe se paku ta falenderoj poetin Y.Rugova, dhe ta ngushelloj familjen e tije, bashkeshorten me tre femije, po e qes ne mesin e miqeve te mije ne FB-en si shenje respekti po i bashkangjise dhe keto vizatim te burgut, lavdi i qofte poetit Y.Rugova e dheu i qofte i lehte...


Punim ne burgun e Nishit nga ish i burgosuri Hydajet Hyseni, 1986, izolimi i burgut te Nishit



punim nga hydajet Hyseni ne burgun hetues te Prishtines, kur populli yne ishte jashte ne tmerr e ne bijeve te ketij populli na shtine brenda, dhe na merreshin ne pyetje,...per veprimtarine tone, dhe na luteshim te pendohem, kete nuk e pranuam, vizatimi u be ne vitin 1982, ne burgun hetues te Prishtines


Ushqimi yne ne Kazamatin e Nishit, punim nga Syle Mujaj viti 1986


"syte qe presin", eshte vizatim ne vitin 1085 burgu i Nishit nga une Syle Mujaj, kushtuar bashkeshortes time te sodit qe shih si neper legjenda me priti 10 vite e sot kemi edhe familje kemi femijet fjollen, Vesen e Blinin, nuk ishin te paketa vajza shqiptare qe kaluan neper burgjet e asj jugosllavi apo ato qe priten pertej enderrave, po vertet jane shume...



MIREDITA MIK

Serish me gjete ne kete ore kobi
Me ke mik te moqem
Urdhero ndize nji cigare
Pa ty nuk shkruhet biografia ime !

Serish me gjete ne kete sofer trishtuese
E di, rritur jemi se bashku
Ta njoh gjakun, gjuhen, syte
Forcen po se po
Tani ta ngrisim kete gote
Gezuar !

Serish me gjete duke e arrnuar Kullen e Diellit
Qe dymije vite me ke lene amanet
Se rrezja do te bie ne kopshtin tim.

Miredita mik
Une e vras dhunen me lindje
Me perlat e durimit e verboi.


Pushimi 1991 ne lugano

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja