kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010

Biografia

Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.



Ekspozita 2010

Foto te Ndryshme

zondag 7 februari 2010

RRUGA E DERVISH SHAQES

RRUGA E DERVISH SHAQES
/Fragment nga nje takim përkujtimi ne Lugano, 24. 07. 1992/
...
Kësaj rruge kaloi dhe Dervish Shaqa. Por me ardhjen e Rankoviqit në pushtet, presioni u shtua dhe një zhurme ne familjen Shaqa.
Kënga më sharkinë e tij qé kalonin nga oda ne ode, nga dasma ne dasme për pushtuesin serb u bè e padurueshme.
Kështu më datën 7.03. 1956 ne orët e vona të natës në një dasme dukagjinase ia behu “inspektori” T.S.Th.(Taf Sahit Thaqi) i cili ne prezencën e më se një qind krushqve i thotë Dervishit këto fjale: ”Nesër duhesh të vish ne stacionin e milicisë por dije mire se me i pas pesëqind shpirtra një s’ka me te mbete”?.
Për këtë fjale Shpendi thotë së i ka ndihmuar babës qete merrte arratinë po at nate se vërtet do t’i kishte shkuar koka të nesërmen.
Mbas gjysmës se natës m 8.03.1956, Dervish Shaqa së bashku më Demush Nezirin e Adem Ramën e lëshojnë dasmën dhe mbërrijnë në shqepin e Mic Sokolit mësues ne shkollën fillore “Bajram Curri”).
Ne këtë shtëpi behet përgatitja për kalim kufiri Ku Mici iu thotë se vështire është qe të kalohet Vokshi se nëse kalohet gjalle atëherë mund t’i bini sharkisë së kufitaret ne ketë kohe janë neper shtëpi për gjatë kufirit. kaluan kufirin ashtu si iu tha Mici. Gjate kohës prej njëzet e nënte vitesh disa here ka qene ne shtëpi, ka qene dhe për dasmën time thoshte Shpendi, por fshehtas dhe pa mustaqe. Shpendi e përshkroi dhe një rast ku mbas përfundimit te një koncerti disa persona sigurisht te lidhur me UDB—në Jugosllav.
e bastisen dhe e kërcuan me fjalët “se do te kthejmë ne Jugosllavi. Nga këto te dhëna dolën dhe disa pyetje për RTSH-në dhe Radio Kukasin
-Pse njëherë u lejua qe të këndohet për kohen e Rankoviqit (për vitet e dhunës së tmerrshme mbi shqiptarët) u lejua plot dhjet vite, e m nuk u dëgjuan kurrë.
Pse?
-Pse u ndalu Kënga për Xheladin Hanen, kur dihet se ketë e vrau UDB—ja.
-Si dhe pse u ndalu kënga për Rifat Berishën?
U reagua edhe për një shkrim të pa vërtete qe është shkruar pg3.S4P9Mtt Idriz Zeqiraj (qe nuk e dijë se kush është apo prej nga është) ku thotë “Se djali i Dervish Shaqes është i dënuar me shtatëmbdhetë vite burg ne Shqipëri”?
E vërteta është së Dervish Shaqa nuk ka djalë në Shqipëri.
Dervish Shaqa i la dy djem në Kosovë atëherë kur doli në Shqipëri, Shpendin dhe Aliun. Shpendi vërtete ka qene i dënuar me burg të Jugos1lavisë e jo te Shqipërisë, herën e parë ka qenë ne burgun e Pejës dy muaj në vitin 1984.
Kurse herën e dyte me 1988 i dënuar tetë vjet burg për një këngë.
Mbas këtyre përkujtimeve vazhdoi përsëri kënga e recituar nga masa; ”Kur ta kthyem o Kosovë shpinën qe u këndua se bashku, mbas kësaj kënge dy - tre vetë i thanë këto fjalë: Duhet të pranojmë vëllezër se ne jemi me te dobët se sa vëllezërit tanë ne Kosovë, atëherë së paku ti kryejmë detyrën tonë për Kosovën tonë.
Dervish Shaqa vdeku me 1985, por një pjesë e dëshirës tij u realizua drejt bashkimit të kombit tonë, pjesën tjetër po e vazhdojnë ne te gjithë se bashku ne harmoni ne dy shtyllat e forta; Shqipëri e Kosovë.
Besoj që sot nuk ka nevojë t’i themi njëri - tjetrit “më ndihmo vëlla”! Se të gjithë u ngopem më vrasje, burgje e kurbet u ngopmë më robëri
Sylë Mujaj

Dervish Shaqa,
si shenje perkujtimi, Lugono 1992
Syle Mujaj

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja