KOSOVA NUK E MERITON “ANKTHIN” e pushtetarëve apo miqve tanë
Duhet te ju shpjegohet qartë e mirë miqve tanë, nëpër tribuna, konferenca , protesta, takime rasti, takime diplomatike, takime private...
JO BURGOSJE NE POPULLIN E KOSOVËS, JO, JO, JO , DHE JO ?
Nëse duhet diçka për burg , duhet te dhurojmë “ ndonjë kurban”, nga Drejtuesit tanë; /apo nga emra e përfolur deri ne keçë menaxhim te Kosovës, e shih edhe deri ne “shtytës” për vrasje te spiunëve dhe atdhetareve.
Udhëheqësit tanë qe kishin e kanë përgjegjësi, para veti e para popullit SOVRAN
Valon i dashtun, PROBLEMI I KOSOVËS ËSHTË QESHJE NDËRKOMBËTARE, kësaj nuk mund ti ikim e ta anashkalojmë , këtu duhet te jemi te qartë ne si popull i shtypur padrejtësisht deri dje. Sot kemi miq e jemi populli i lire qe kemi te drejtën nëse nuk jemi “shpirte rob”, ta themi qytetërisht para gjithë kujt e çdo kund, ne çdo kohe jemi ne këtë status procesi..
Kjo u cek mirë edhe ne vitin 1963 ne takimin e Nolit me atdhetar, Ne miqtë tanë te sodit na ndanë e na bënë pikë e pesë./ na prenë si mbas tekeve te tyre apo interesave te tyre ne 6 copëza Shqipëri” . Sot kane filluar apo obliguar ta ndreqin vete fajin e tyre, është pune e tyre por nga ana jone është edhe obligim i yni te ua themi troç, pa te keqën e tyre por ne ndërgjegjen e tyre po se po/.
Duhet te reflektojmë këtu dhe me vëmendje te madhe ti ruajmë miqtë e vërtetë si amerikan anglez e evropian, sidomos simpati për francezet qe kishin e deri diku edhe sot me italianet kane një nostalgji për atë fare Jugosllavie. qe nuk ekziston me as fiziku apo e rrudhur deri ne një serbi e stërkequr por shume dinake.
Shkrimi yt është i mirë por si përfaqësues i rinisë ne Kosovë nga ana jot. Si ish një element i mirë i ish LKÇK-se.
Nga ai djaloshi tjetër përfaqësues i ish lëvizjes studentore qe sot quhet edhe tribun i popullit deri ne Vetëvendosje Albin Kurtit,
I atij djaloshit tjetër Avni Klinikut me gjithë ato fjale te bukura “Për bashkim”, me ata shokët e burgut qe shumicën i ke nëpër Kosove qe te gjithë dine shkrim-lexim, sa interesant apo e vërtet se ketë ish te burgosur rrjedhin nga familjet me atdhetare e deri diku irredentiste e nacionaliste te mbare Kosovës/, sot te strukur ne varfërinë e tyre fizike e te anashkaluar pa drejtësisht nga pushtetarët e pa mëshirshëm qe deshën e duan vetëm pushtet mbi popull.
Me atë djaloshin e organizatës “Qohu”, qe përpëlitet ne çdo shkrim ta thotë vete më te thjeshtën “Padrejtësinë ne Kosovë” ,
Me përfaqësuesit e mas-medieve qe shumica edhe pse me te ardhura te vogla, thonë e shkruajnë për këtë padrejtësi.
Përfaqësues i denjë i policisë se Kosovës,, qe ishte dhe është njeri nder sektorët me te dashur te aparati shtet sovran i Kosovë , njohur sot zyrtarisht mbi 65 shtete, kur sot mbas lufte kemi tamam 65% varfëri te skajshme sa koincidencë e përqindjeve ha ha ha por sa tragjik-komike për te tjerët apo jo...!!!?
Përfaqësues i denjë i mjekësisë se Kosovës, qe kjo strukturë edhe para lufte dhe mbas lufte dha çdo gjë nga vetja e tyre, edhe pa te ardhura edhe me orare te zgjatura veç vullnetare apo jo !?
Përfaqësues i denjë i familje si nga Familja e Adem Jasharit dhe e familje te mëdha atdhetare te Kosovës qe presin ketë tribune, proteste , mbledhje, union , bashkim.
Përfaqësues te studentëve te Universitetit, akademisë, institutit Albanologjik....etj, etj
Te jete edhe përfaqësuesi i denjë i “sofrës shqiptare”, pra, i autoritete qe nëse kane mbetur te pa harxhuara nga parlamenti i Kosovës,
Te bashkohen edhe te tjerët...
Presim tribunë shkencore jo me vetveten tonë, sepse e njohim ne mire te mirat e te ligat,Por ne njohim shume mire dhe revoltën e popullit tone qe dine shume te duron , !!!
Tu shpjegojmë te tjerëve , se ne jemi ketë qe situatën konkrete qe e prumë deri këtu dhe padyshim duhet te eci, drejte rrugëtimit te saj apo procesit te Bashkimit se kjo është e vetmja gjedheje,qe kërkon zgjedhje. Pa te keqen e pese -6 viteve me ide projekte te Hollbruk-ut, Kook-ut apo Ahtisar-it apo te tjerëve apo te keqen e pushtetarëve tanë qe ne marrëveshje” inerte pa formë”, apo pa e ditur populli paskan folur diçka ne Vjene Rambuje apo Kumanovë.
Te gjitha këto letra kishin edhe diçka ne marrëveshjeje pra ne mos ngucjen e kufijve te Kosovës , e cila fatkeqësisht nuk po funksionon dhe qe ishte e dyshimtë te funksionoj ..!!!
Ne kërkuam vetëm minimumin po e pranojmë ketë ta quash “gabim”, por, mbetem se ishte e sinqerte nga ana e popullit tone, se nuk ishim e nuk jemi për gjakderdhje te reja. Por mbas kaq vitesh kur po shohim se këto “letra ti quash marrëveshje” , nuk po japin rezultate.
Po shihet se aparati shtet i Kosovës me një strukture 95% shqiptare e me 5% etni apo komunitete tjera, qe unë i quaj edhe “pasuri tona”, duan zgjedhje nga vetë ne shqiptarët qe ne te jemi te qartë për te tjerët çka kërkuam e çka po kërkojmë.
Duhet drejtimi ynë te jete edhe ne protesta edhe ne konferenca edhe ne qeveri edhe ne parlament ne ketë pikë e koncentruar dhe mirë e përgatitur qe te dalim nga kjo gjendje, e cila nga “shpirt robëria” apo etja për pushtet / sepse kjo e keqe është nder ne/ apo nga ne e krijuar.
Unë këtu shoh zgjedhje, qe përfaqësuesit e shtresave popullore qe kanë sa do pake një formë te organizimit te bashkohen.
.Te gjithë kemi arritur pra te kjo pikë apo proces qe po kërkohet Drejtësi e ligj.
Nëse ne mesin tonë nuk ka pretendues karrieriste për pushtet, atëherë ka zgjedhje edhe te këtij procesi te vogël ne krahasim me atë çka e kaluam, me te vetmin qellim qe te ruhen te arriturat dhe miqtë tanë te vërtet.
Guximshëm te ju thuhet edhe te tjerëve apo te “pa disiplinuarve” , apo atyre qe Kosovën dëshirojnë ta mbajnë ne këtë ANKTH.
Përshëndetje vëllazërore nga Syle Mujaj, Lugano Zvicër
Jemi ne pritje te kthimit te enderrave tona te grave e femijeve tane, nga miqte tane qe erdhen te na ndihmojne nese duan...
Te gjitha keto duar , femijesh, grash, burrash punetoresh e ish te burgosureve sot nga miqte tane kerkojme vetem ate te thjeshten DREJTESI PARA FAMILJES , ZOTIT E POPULLIT, nuk eshte e tepert por eshte kerkese qytetare, me nje verejteje qe kjo po i vonohet popullit tim.
Kosova u qlirua tash kerkone Drejtesi
Dora e Popullit dora e Zotit,
Miqet tane duhet te mos e pengojne drejesine, Te inkriminuarit apo te pa diciplinuarit ne drejtesi, te mbeshtetur nga kushtetuta e Kosoves e drejte ne vendin e tyre te ndare nga populli i vuajtur i Kosoves ne burg apo te ikin atje ku e meritojne pa te keqen e femijeve te tyre´ qe nuk kane faj, si vendas apo si nderkombetare e njejta gje, le te vlene, kjo eshte sot ajo qe po kerkon Populli SOVRAN e Kosoves
kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010
Biografia
Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.
Ekspozita 2010
Foto te Ndryshme
zondag 7 februari 2010
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten
Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja