kafja e mengjesit dhe intervista ne Atëdhe vera 2010

Biografia

Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje –siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 4 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997.



Ekspozita 2010

Foto te Ndryshme

dinsdag 18 mei 2010

ËNDRRA MËRGIMTARE

ËNDRRA MËRGIMTARE

Lulen e shtogut i pari e pashë
me natje, herët në pranverë.

Dorën mbi vetull
drejt në lindje të diellit;
bu-bu, është toka ime kjo ?

Imazhin e kobit mos ta sjellim,
gra shterpa mos të ketë,
t 'marshojmë dasmërisht,
fishekët e gëzimit
të dalin nga koburet.

Ardhja e mbarë
nga Qafa e Qyqes.

Mos të harrohet
loti i mërgimtarit që shket
nëpër ëndrra
dhe lulen e shtogut.

Lugano, 1992

SOGNO IN ESILIO

Il fiore di sambuco
l'ho visto per primo,
in un 'alba primaverile.

La mano sugli occhi
guardando verso il sole nascente:
Ma è la mia terra questa ?

Non attiriamo l'immagine della disgrazia,
donne sterili non ci siano più,
formiamo la marcia nuziale,
gli spari di gioia
esplodo dalle pistole.

Un benvenuto
dal Colle della Civetta.

Che non si dimentichi
la lacrima dell'esiliato che scorre
E attraverso il fiore di sambuco.

/përkthimi nga Dhimiter Patitucci/

ne këtë park e shkrova këtë poezi kisha emocione kurbeteqare nga kurbeti, qe vërtet u teprua disi po me duket i rëndë...

Çmim ndërkombëtar në poezi

Poeti nga Kosova Sylë Mujaj nderohet me Çmimin Ndërkombëtarë për Letërsinë EUROPA.

Ka qenë një surprizë e këndshme dhe padyshim një krenari e ligjshme për artin poetik shqiptar, çmimi ndërkombëtarë që iu akordua nga Qendra e Studimeve të Letërsisë UNIVERSUM me qendër në Bellinzona të kantonit Tiçinez poetit Sylë Mujaj. Ky çmim i jepet për krijimin poetik të tij, me titullin „Ëndrrat e mërgimtarit“ që është botuar dhe në Antologjinë Poetike Zvicerane si një poezi me këndvështrim origjinal dhe plot frymëzim.
Kanë qenë mbi 6oo pjesëmarrës në konkursin e madh të poezisë botërore, ku vendin e parë me vendim të njëzëshëm Juria e Komisionit Vlerësues të Edicionit të Dytë të kësaj Feste Ndërkombëtare ia jep poetit kosovar Sylë Mujaj.
Menjëherë mbas këtij njoftimi zyrtar të gëzueshëm, me telefon i morëm një intervistë të shkurtër poetit i cili na u përgjigj plot emocion për EKSKLUZIVEN:

„I jam mirënjohës Komisionit Vlerësues të kësaj qendre prestigjioze të letërsisë UNIVERSUM. Kosova vetë është një poezi e gjallë. Është poezia e lirisë që e kemi në duart tona si atë foshnjën e brishtë që duhet ta rrisim siç e ëndërruan rilindësit dhe dëshmorët e kombit. Kosova është poezi e qëndresës njerëzore, poezi e dhembjes njerëzore, poezi e ngjitjes drejt niveleve Evropiane. Mbasi vuajta 10 vite burgun politik të zaptuesit serb, mbasi kalova mbi 10 vite larg trollit temë të shtrenjtë në azil politik, më është hapur porta e vendlindjes! Mesazhet e një zemre që ka vuajtur për shumë vite, nëpërmjet poezisë u thonë bashkë kombaseve të mijë që ne kemi vlera! Që ne kemi pasuri të madhe shpirtërore, që ne jemi veç pasardhës të një kombi që ka zemër qëndrestare. Kam disa cikle me poezi dhe me pikturë. Në diasporë kam çelur dhe ekspozita, kam botuar dhe vëllim poetik, por ky çmim i lartë më ka gëzuar tej mase, sepse mezi po pres të çel ekspozitën time të parë në Kosovën e lirë. Në Kosovë tashti janë hapur dyert për ne bijtë e saj. Do çelim ekspozita, do organizojmë konkurse tonat për poezinë e për prozën, do festojmë dhe nderojmë poetët tanë që janë gjallë dhe ata të pavdekshmit si Menkulasi, A. Shkreli, I. Gërvalla, A. Ramadani e plot të tjerë që janë pasuri e rrallë për brezat që do të vijnë. Gjenerata ime prej vitit 1981 që demonstroi para pushtuesit në Prishtinë si studentë, u burgos, u masakrua, u pushkatua por ja, që ajo mbijetoj në shpirtin e kombit! Jetoj në kujtesën e kombit dhe ashtu siç vjen e pasuar me histori atdhetare, ka një detyrim që kurrë nuk shlyhet – ti dhurojmë të gjitha energjitë tona fizike e krijuese në dobi të kombit, të Kosovës. Unë jam malësorë i Rugovës, dhe kam dashur në krijimet e mija të sjell aromën e bjeshkës, bardhësinë e borës sonë, kthjellsinë e atij qielli dhe të atyre vendeve që i ka bekuar perëndia. Duke qenë një poezi e tillë që del nga një shpirt i tillë, ndoshta ka befasuar dhe Komisionin Ndërkombëtarë të Qendrës Kulturore e Letrare UNIVERSUM, të cilët në tufën e poezive të mija kanë ndjerë të veçantën. Ju me të drejtë do thonit e do të pyesnit: kush është kjo e veçantë? Unë ju përgjigjem DASHURIA UNIVERSALE PËR JETËN, për familjen, për atdheun, për kombin dhe për LIRINË! Këtë dashuri universale unë e kam ndjerë dhe tek krijimet e Nënë Terezës, edhe tek poezitë e At Fishtës, dhe tek ajo Tokë me Vlagë Poetike e Heroike që quhet Dardani – Kosova jonë shtrenjtë. Faleminderit!

Përgatiti Agim Doqi

KULTURË – ART – LETËRSI

POETI KOSOVAR SYLË MUJAJ FITON ÇMIMIN

special të presidencës së qendrës Ndërkombëtare të letërsisë UNIVERSUM në Bellinzona.

Bota Sot: Mirëdita dhe urimet më të mira për Çmimin e fituar dhe të merituar. Për këtë sukses dhe vlerësim të Komisionit Ndërkombëtarë çfarë do t‘i thonit lexuesit të gazetës sonë?

Përgjigje: Fillimisht desha t‘ju falënderoj që „Bota Sot“ pikërisht sepse e ndjen që ky është gëzim i përbashkët vjen dhe më respekton me anë të kësaj interviste. Përpara emocioneve kaq të mëdha që më dhuroj ky vlerësim ndërkombëtarë nuk e kam të lehtë që t‘ia qëlloj me mesazhin tim, por besoj që çmimi nuk më përket personalisht vetëm mua. Ky çmim i përket së pari Kosovës, i përket kombit tim, i përket realizimit të ëndrrës time për të qenë i lirë, i versuar dhe i respektuar nga bota dhe institucionet e kulturuara të saja. Në mbretërinë e ëndrrave secili e ndjen veten princ. Për mua dhe për të gjithë kosovarët tashmë ka perënduar koha e mbrapshtë, kur i paguaje ëndrrat me çmimin ma të shtrenjtë – me humbjen e lirisë! Në poezinë time „Ëndrra e mërgimtarit“ dëshiroja me sinqeritet ti thoja njerëzve mjaft me lotët e trishtimit, mjaft me brengosje e prangosje, tashti jam i lirë, jam kthyer në trollin tim atëror.

Bota Sot: Keni vite që merreni me poezi, që krijoni, që shkruani, apo ky ishte një shpërthim rastësor i ndjenjave tuaja mbas shporrjes së pushtueseve nga Kosova?

Përgjigje: Shpërthimeve të mija, shpirti im ia ka filluar plot para 20 viteve kur u gjenda pranë shokëve të mijë studentë në demonstratë e vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Regjimi i Beogradit më dënoi 10 vite burg të rëndë politik. Vuajta izolimin por kurrë nuk më arrestuan ëndrrën, shpirtin atdhetar timin.

Nuk ia arritën qëllimit të tyre, ndonëse prangat e burgut më shtrëngonin fort kyçet e duarve dhe më kishin hyrë thellë në mish. Kjo sepse më thellë ishin rrënjët e atdhedashurisë, rrënjët e lirisë, rrënjët e dashurisë për lirinë. I kam cekur këto me shpërthimin dhe vlimin tim poetik në vëllimin „Njerëzit numra“. Jam përpjekur që t‘I mishëroj këto shpërthime dhe në ciklin e pikturave të mija që i kam quajtur „Jam shqiptar!“ Më kaluan 10 vitet e emigracionit politik si pamjet bardh e zi të filmave kalvarikë. U përpoqa të mbijetoj. Ja arrita qëllimit. Bile preka me dorë, me sy, me zemër dhe ëndrrën shekullore – lirinë e trollit kosovar. Tani do të kthehem atje ku i kam varret e të parëve! Ku jam lindur dhe ku kam dëshirë të kontribuoj me të gjitha forcat e mija. Ka shumë punë Kosova! Na presin punë të dobishme për kombin dhe për paqen në atë vend të rrënjëve të mija stërgjyshore.

Bota Sot: Stili juaj poetik nga anon, pra nga cili pararendës merr cak.

Përgjigje: Më kuptoni, kombi ynë ka lashtësi, ka histori, ka poezi, ka kulturë, ka doket e veta qoftë në art e letërsi, ka dashuri dhe në mesazhet që i ka sjellë njerëzimit me kolosët e vet si At Fishta, Konica, Çajupi, Koliqi, Noli, Frashërllinjtë, Menkulasi, Kadare, Shkreli, Vinca etj. Më duket se për mua asht herët të flitet për stil profesional apo për imitim të ndokujt. Nëse më lejoni, secili ka „stilin“ e vet shpirtëror, kodin e vet moral dhe nga gjoksi i shpërthejnë klithmat e sinqerta. Qoftë peneli mbi pëlhurë, qoftë penda mbi letër për mua janë buajt e shpirtit tim me të cilët lëroj „pronat e mija“, letrën dhe pëlhurën e bardhë.

Bota Sot: Pra diçka e veçantë ekziston në krijimet tuaja artistike që e ka nxitur Presidencën dhe Komisionin Vlerësues të Qendrës Ndërkombëtare në Bellinzona që të vendosë çmimin special për krijimet tuaja poetike? Për të ardhmen çfarë keni planifikuar?

Përgjigje: Në konkursin ndërkombëtarë morën pjesë mbi 600 poetë nga e gjithë bota. Mendoj se fitova çmimin special ngase e veçanta e poezisë time qëndron tek fakti se unë jam malësorë rugovas, jam kosovar, jam prestar i një familje të madhe që quhet kombi shqiptar.

Poezia ime ndoshta është e veçantë sepse ajo buron nga shpirti I sinqertë paqedashës dhe liridashës i kombit, nga dashuria që kanë shqiptarët për jetën, për familjen, për fëmijët, për flamurin, për tokën, për bjeshkën, për të ardhmen që tani e tutje asht me ne. Nuk mund të deklaroj për planet artistike të mijat që i përkasin së ardhmes. Më parë se gjithçka dua shtetin tim, Kosovën time të pavarur, dua të jem qytetar i Republikës më të re të Ballkanit dhe në kuadrin e shtetit tim, të jap kontributin tim maksimal. Kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe ka shumë rëndësi që të mos na priten gjunjët e t‘a lëmë rrugën e nisur përgjysmë.

Me padurim pres të ekspozoj punimet e mija në pikturë dhe krijimet e mija poetike në vendlindje në Pejë, në Prizren, Prishtinë e kudo në vendlindje. Me siguri ne do të kemi konkurset tona, festivalet tona, ekspozitat tona që do të shprehin me forcën e magjishme të artit, vlerat e asaj toke të shenjtë e të shtrenjtë që quhet Kosovë – Dardania e lashtë ilirike.

Bisedoi me telefon Naime Beqiraj, Prishtinë – Lugano 20.04.2001.

DOSJET DUHET TE HAPEN SE U BE VONE

DOSJET DUHET TE HAPEN SE U BE VONE

Lugano, 16 maj 2010

Letër Deputetit Nait HASANI

Mërgata shqiptare sonte ishe e koncentruar ne emisionin “PA RROTLLA”, disi e ndjeu vetën mirë, disi filloj te del nga ankthi, kur njëra nga Studiot e RTK-së, se Kosovës te thuash qe nga mbas Çlirimi pati një emision apo një risi. Padyshim duhet përkrahur sepse ishte “kërthiza e Problemit” te krejt Kosovës ; “HAPJA E DOSJEVE”.

Ky proces edhe pse jashtë zakonisht i vonuar për krejt regjion te shpallur Shtet te Ri me emërtimin KOSOVE, beri një jehonë demokratike, sa te nevojshme aq dhe te kërkuar për një shtet ta quajmë te çliruar nga pushtuesi shekullor. Por lehtas i lenë ne duart e ish bashkëpunëtoreve te pushtuesit, pra te kolaboracionisteve te tipave nga rangu me i ulte i ish sistemit te pushtuesit tone, e deri te strukturat me te larte ekzekutive apo pikat me te ndjeshme ta quajmë drejtësi e ligj.
Kjo rezolutë e cila ishte e përgatitur aq bukur do ti ndihmonte Kosovës tonë qe te del nga ky ANKTH, apo vendnumërim pa dyshim i qëllimtë.

Pa këtë proces te HAPJEVE te DOSJEVE nuk mundet ta bëje Kosova e re as një hap me tutje.

Sepse këtu është edhe “ngërçi” apo keqëmenagjimi i krejt institucioneve tona, qe edhe sot 12 vite mbas çlirimit e i treti vit i PAVARESIMIT, po bindemi se nuk ka funksion as te drejtësisë as ligjit te ëndërruar apo si duhet ne çdo shtet kur te çlirohet e te pavarësohet, ne as një lëmi; duke ja filluar nga veprat ordinere e deri te keqëmënagjimi i buxhetit te Kosovës, Qe është obligim; ngadalë te kalohet deri te Dritësia apo ligji.
Ku ne Kosovë qe nga viti 1913, u persekutuan, u masakruan u zhduken, u transportuan nëpër vende te tjera, u bënë lloj –lloj gjenocidi mbi këtë popull, e deri te rastet e mbas luftës te zhdukjes dhe eliminimit te personaliteteve shqiptare, apo e atyre qe dikush i quante spiun te njërës apo tjetrës palë...
Rezoluta është akt qytetar qe i drejtohet “Sofrës” Shqiptare /Parlamentit te Kosovës/, ne përvjetorin e pajtimeve te gjaqeve, pra u qel ne kohen me te mirë, sepse shqiptari “dinë edhe te falë”.
Po te ishte pala tjetër e sinqertë dhe te dinë apo te bindet se ish te persekutuari, qe e fituan lirinë me shumë e shumë sakrifikime te rinise se tyre, me martirizimin e mijëra dëshmoresh, njëherë duhet te merren edhe me vetën e tyre. Pra kush kontribuoj për çlirim, e kush ne një mënyrë apo tjetër ishte ne anën tjetër apo bashkëpunëtor apo kolaboracionist i Pushtuesit serbo-sllav.
Urtësia e ish te përsekutuarve u hetua bindshëm edhe ne emisionin e sonte te quajtur “Pa Rrotulla” nën drejtimin e Milaim Zekës dhe ne pjesëmarrjen e drejtpërdrejte te dy përfaqësueseve te dy gjeneratave te ish persekutuar: pra nga gjenerata e vjetër e te përsekutuarve me Sabri NOVOSELLEN, dhe e Deputeti te ri apo te persekutuareve te rinj z. Nait HASANI, me platformën e gatshme për Hapjen e Dosjeve.
Ishte një fjalim i urtë me një qellim drejtuar popullit te Kosovës shpesh me emra konkret si Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Kole Shiroka, Sinan Hasani. U përmenden edhe nga gjeneratat e reja bashkëpunëtore te ish pushtuesit Serbo-Sllavi si rasti i Azem Vllasit, Muharrem Danes, e shumë e shumë te tjerëve, qe vërtet pa prekjen ne drejtësi te këtyre kolaboracionistesh nuk mundet Kosova ta bëj as një hap edhe po ti vendoseshim edhe dy tri plane te Ahtisarit apo aso te princave si ai i VIDIT apo ky i sotëm Peter FEITHIT.
Ishte një urtësi e veçantë, qe mund te reflektohet urtë e drejtë, si për Kosovën shtet te ri, ashtu dhe për krejt Mërgatën e madhe shqiptare, e cila po nga këto q`rregullime te ish kolaboracionistesh nuk po munden as te i afrohen Kosovës.
Këtë e them me një përgjegjësi edhe personale edhe qytetare, sepse nuk po ka as me te voglin sinqeritet nga pushtetarët e sodit te cilët gabimisht pa asnjë ndjenje te drejtësisë nguten e shpallin si heronj apo ju thurin lloj-lloj lëvdate ish pushtetarëve qe ne një mënyrë apo tjetër po këta “lloj heronjve” te tyre te djeshëm ishin te inkriminuar deri ne gjenocidin e Drenicës apo Masakrën e Tivarit.
Se pa procesin qytetar te ndërgjegjësohem, ne jemi mbetur ne një GETO, qe po çuditen edhe miqtë tanë te sinqertë amerikan, angleze e evropian.
“Topi është ne duart tona”, qe nëse duam te integrohemi ne proceset shqiptare apo ato evropiane, pa e kryer këtë “detyrë shtëpie”, pra pa u vendosur drejtë e mirë; se vërtet kush veproi ne drejtimin e çlirimit e kush edhe sot po mundohet te ngatërroj ecjen e Kosovës!!!?.
Duhet te dihet me emër e mbiemër, qe kjo ish klasë e ish pushtetit te djeshëm ne një mënyrë apo tjetër gjithsësi juridike, duhet për hir te gjeneratave te reja apo fëmijëve edhe te ish kolaboracionistesh te djeshëm, te na e mundësoj ecjen normale.
Kjo KËRKESË apo REZOLUTE sonte ishte e qartë, se nuk lejojmë as far hakmarrje ne popullin tonë, i cili e përjetoj me gjakun dhe dëmtimet e mëdha te mijëra viteve persekutime, dhe duke i çmuar ndërkombëtaret. Ku pa te cilët as këtë proces nuk mund ta bëjmë...
Luten te gjithë deputetet e “Sofrës Shqiptare”, qe te reflektojnë qytetërisht, se u çlirua Kosova. Është viti i trete i pavarësimit, qe te ndërgjegjësohen e se paku te ju lëshojnë rrugën gjeneratave te reja, qe vërtet e duan Kosovën; pa gjak e pa sherre sidomos te sherreve apo qëllimeve te “ngecet Kosova” e kolaboracionistesh qe deri diku sot janë edhe te moshuar!!!?
Pra te mbetet një shenje: kolektive apo si e “Verrave te Llukës”, qe mos ta pengojnë ecjen e Kosovës se Re. Apo thëne shkurtë e troç; mos te vije puna qe gjenerata e re “ta pështyj” te vjetrën, apo ata qe nuk po “lëshojnë pe”.!?
Pa dyshim duhet te funksionoj Drejtësia e Ligji, sepse është e nevojshme edhe për familjet e ish bashkëpunëtoreve te Serbisë, qe dje edhe sot kishin e kane rrogat e mira po nga ky popull.
Por me ndryshimin e Kosovës se re e çliruar nga pushtuesi.
S`do koment se “sharra ka ngecur ne po këtë ta quajmë “gozhdë te ndryshkur” te ish bashkëpunëtoreve me ish pushtuesin Serbo-sllavi.

Ishte sonte një emision reflektues për te gjithë qe duam urtësi e Drejtësi, e jo hakmarrje.
Për ata qe marrin vesh, për shtresën tjetër nëse nuk e kuptuan mesazhin e vonohen mund te këtë, si po shihen e po preken “BASHKIM TE VLERAVE ATDHETARE”, qe me miqtë tanë, qe duhet vërtet te qiten para gjygjit te popullit edhe pa dëshirën e tyre. Ketë po e ndiej po e preku secilën dite secilën jave, apo opinioni shqiptar nuk do i respekton me as ligje as plane, te këtyre ti quajmë institucione te dyshimta qyteraro- shtetërore. Padyshim do te ishte ta quajmë një strategji qe duhet te preket apo me ju thëne prapë drejte e troç, është ka vije si mbas rrjedhave ne prekje te drejtpërdrejt.
Lusim sofrën shqiptare te Kosovës ta përkrahin këtë rezolutë te “HAPJEVE TE DOSJEVE” te cilat te gjitha janë po këto DOSJE te gjalla ne faktorin njeri ne Kosovën tonë te Martirizuar.
Ketë letër e shkrova pa emocione, por ne këtë “Përvjetor te 20 te “VERRAVE TE LLUKES”, te jetë një zemërgjerësi, si nga familjet e martirizuara si nga familjet e persekutuar, ne drejtimin e te pa disiplinuarve apo bashkëpunëtoreve te djeshëm e te sodit, me ish pushtuesin tonë; me Serbinë e stërkequr apo vdekjen e asaj ish Jugosllavie.
Qe vërtet shumë nga pushtetarët e sodit,apo analistet e sodit e kishin për zemër, e tash....kuptohet erdhi koha e Drejtësisë.
Mos e pengoni sepse shkaktoni shumë dëme te fëmijët apo gjeneratat e reja qe nuk e dinë apo nuk e kanë “diplomacinë e Juaj me dy fytyra”.
Rinia është e ardhmja jonë, se fëmijët e atdhetarit, martirit fëmijët e ish te persekutuari fëmijët e spiuneve, apo bashkëpunëtoreve apo kolaboracionistesh e duan Kosovën e Re.
Kjo ishte dhe është dhe mbete qëllimi ynë fisnik, atdhetar apo qytetar, qe dhe është obligim për Kosovën tonë.
Syle Mujaj ish i persekutuar 10 vite dhe thënë sinqerisht për veç një pylltari /shumari/ serb, te regjionit tim te quajtur Rugovë, unë deri ne burgosjen time nuk kam njohur apo nuk kam pasur punë me serbët por me ish bashkëpunëtoret e Serbisë, qe me rrahën, dënuan me persekutuan me përfolën me intriguan, u munduan te me përkulin, por nuk u lëshova dhe nuk do te lëshohem kurrë ne nivelin e tyre apo atyre qe ishte dhe mbeti një shtresë tjetër. Ketë qytetari e bëjmë me krenari dhe nga qëllimi ynë fisnik.
Pra fituam,e e kemi guximin e krenarinë te bisedojmë e te pranojmë DREJTESINE, ashtu si na vendosen ne me shpifje e intriga te llojeve me te tmerrshme: /siç ishte dhe mbeti shpifja apo gjykimi im me gënjeshtra se “kinse unë e paskam kallur Patrikanën e Pejës”!!!?, e cila nuk ishte dhe nuk është e vërtet, sepse Kisha e Pejës është Kishë e Kult Shqiptar/.
Emrat janë dhe ishin shqiptar, pa harruar se ish te burgosurit apo te persekutuari dinë me fal.
Por as sot te thuash mbas afro 30 vitesh nuk po mundim as ti falim sepse dinakëria e tyre është aq e djallëzuar, qe me qeshjet e tyre, me histeritë e tyre, me dinakëritë e tyre apo me minimizimin e ndodhive krejtësisht servile, nuk po ndalohet por po veprojnë ne dëmin e krejt Kosovës.
Janë ënde disi te kënaqur ne ish vuajtjet tona apo persekutimet tona, nuk po mundemi ti gjejmë, ti takojmë e ti pyesim: zotëri kolaboracionist dinak: “kur doni te kërkoni falje“ !!!?
Ky lloj tmerri nga këto gjallesa vërtet janë te veçanta dhe po i thoshin “SUI GENERIS”,ne krejt planetin tonë,
Po, po jam ne gjendje te dëshmoj konkretisht nëse edhe kësaj here vonohen, për këtë raste jemi te gjithë ne pritje nuk e dijë se a ju duhet te ju themi edhe me “tupan” ha ha ha, kjo është një rast qe nuk donë koment, por ec e mos e komento!!!?...
Kjo falje nuk po dije kujt ti drejtohet për veç, ti drejtohem edhe një herë Parlamentit te Kosovës, ne nuk duhet te i lutemi edhe disa vite se po teprohet nuk është as ne leverdinë e tyre kjo po e qojnë Kosovën drejte një te pa njohure, qe sa duket po ata kolaboracionistet e kanë me qellim?
Nëse kjo sot po vërtetohet duhet te shpejtohet e te mos ju lejohet kjo “lojë” me plotë rreziqe ata po duan te mbeten te pa disiplinuar te jenë /kokëfortë/, ne demin e krejt Kosovës, edhe te fëmijëve te vetë, apo gjeneratës se re te Kosovës.
Ata duhet te qiten shpejtë para drejtësisë, mos te behet vonë: spiun e kolaboracioniste te popullit tim te Kosovës, edhe ata janë kuptohet anëtarë te populli tonë, qe duhet ta pranojnë si obligim Drejtësinë.
Është ne te mirën e tyre ta themi tash ne një jetët thuash 50 -60 vjeçare, apo te shfrytëzuar për një qellim te ish pushtuesit, e shih as sot nuk e pranojnë!!!?...Është një çmenduri nuk është nga tradita shqiptare krenare, ka te bëje shumë me dinakërinë sllave, po po sllave,...
Qe shqiptaret nuk e durojnë më këtë rrugëtim pa formë, e pa ndjenja te qëllimit qytetar kombetar.
Ky lloj ta quajmë “njeriu i ish pushtetit te djeshëm duhet te lëshoj vendin nëse duhet edhe me pak “shtyrje”, duhet te ripërtërihet ne çdo kënd, ne çdo vend, ne çdo karrige,...
Sidomos te pushtetarëve qe sot egërsisht po e shfrytëzojnë krejt popullin e Kosovës, pra me sa po vërehet apo shihet apo preket; e kane me qellim shkatërrues...,kjo nuk i lejohet as kujt nëse do te ishte e plaku apo prindi im.
Duhet se shpejti te funksionoje DREJTESIA E LIGJI, sepse edhe koha, edhe miqtë tanë janë ne anën e te çliruarit e jo te robëruarit.
Pra ju takon atyre qe na dënuan e na persekutuan, ta thonë fjalën e vetë, e jo po si “KËRMIJTË” te sillen nëpër komunat apo fatkeqësi kombëtare për krejt popullin nëse ndonjë këso “gjallesave”, qe rastësisht apo me qellim” kolaboracionistesh te jetë i ulur ne sofrën shqiptare Parlamentin e Kosovës.
Jemi ne pritje shumë vite mund te presim edhe ndonjë ditë apo javë.... sepse e duam Kosovën; disi te lirë, demokratike, te dashur me drejtësi e ligj, e jo nga kjo klikë e ish bashkëpunëtoreve te vuajmë te gjithë.
Pra zotëri kolaboracionist, drejtohuni, filloni te lëvizni dhe lajmërojuni ne drejtim te Drejtësinë e gjegjin e popullit te Kosovës, sot e jo nesër, vërtet u bë pak vonë.... apo jo !!!
Me përshëndetje te sinqertë shqiptare dhe ne emër te Frontit Demokratik dega e Zvicrës

Nënkryetari i FDBK-se Dega Zvicër
Sylë MUJAJ

Për veç DOSJEVE tona qe te gjitha te thuash janë te gjalla e shumica janë ne Kosovë, kemi edhe punët tjera ënde me ish pushtuesin me te humburit tanë qe duhet te na kthehen ENDERRAT TONA QE PON I PRESIM”, pra vëllezër shqiptare; te gjitha ngjyerave te bashkëpunojmë se është ne interes te fëmijëve tanë.
Frikohem se do te na dënojnë... unë i frikohem kësaj me shumë se dikush tjetër, pra jam i gatshëm ta fali atë qe dinë me e pranuar gabimin e vogël, e për gabimin e madh duhet te qitet ne drejtësi, apo nëse nuk shkon duhet ti “shtyhet”, te ja vendosin prangat, e robërisë, sepse po e tepron me intriga, qe nuk janë ne traditën tonë atdhetare kombëtare. Mund te ndihmoj edhe unë jam i gatshëm me krejt atdhetaret tanë te vlerave kombëtare-intelektuale.
Ne po vijmë... bëhuni te disiplinuar se nuk kemi shqiptar te tepërt, por te veprojmë shqiptarisht...

KOMENTE

Fehmi Berisha Këtë shkrim dua ta komentoj me një tregim popullor; Një malësor kishte ngarkuar qerren me dru. Ai nga dëshira të merrte më shumë dru në pyll, ngarkoj më tepër se sa duhej. Gjatë rrugës në një vend mbetet qerrja në llaç. Kuajt e lodhur nuk e tërhiqnin dot atë peshë. Fshatari mori një kollamoq(misërnik) dhe u doli përpara dhe ua mbante kollamoqin afër gojës, duke menduar se kuajt do lëviznin përpara. Kuajt e lodhur nuk lëviznin.
Atypari kaloi një plak. Duke e parë veprimin e të zotit të qerres
po i drejtohet: ma larg,ma larg. Fshatari me kollomoqin në dorë,ashtu para kuajve,largohej...Ma larg ma larg-i thoshte plaku..Ai,sërish largohej-krijonte distancë me kuajt...Ma larg,ma larg-vazhdonte plaku....

Avni Thumbi
Je i fort i Nderuar Sylë, Falja siç thoni ju është akt i fort i brezave qe sollën deri këtu qeshjen Shqiptare duke e shkatërrua një shtet siç ishte ish Jugoslavija dhe prapë ajo pjesë qe ju i quani kolaboracionist e ke fjalën shkurt shqip për tradhtarë qe ënde filloj te ta fyejnë gjeneratat me te vlefshme duke thënë se mos vallë Politika serbe i filloj demonstratat e 81 njëshit,çudi e vaki qe mundet ndokush te kenë mendime kaq budallaqe,unë them kështu,po kur njeriu e ndez shqepin e tij kur ajo ishte ne formën e saj mete mirë, pra kjo ishte Serbia qe ne fakt dominonte mbi ish Republikat tjera në at shtet e prapë dëgjohen thash e thema se sikur këto Demonstrata ishin te organizuar mu nga Serbia ??!!po ku asht dëgjuar ndonjëherë se shteti i cili thuhet se kishte politik te fort,ta bënte këtë veprim kundrejt imigjit qe kishte krijuar ne vendet tjera perëndimore kështu thonë e mundohen ta vërtetojnë thënien e tyre vetëm tradhtaret dhe ata te cilëve ju mungojnë brirët,po tradhtaret thotë një fjalë e urtë,janë ne gjendje dhe fëmijët e vet ti fusin ne lojëra te ndryshme vetëm e vetëm ta mbrojnë te kaluarën e tyre të pa moralshme e shumë te dëmshme kundrejt kombit të tij e ne shërbim te huajve. Jemi dhe do jemi gjithnjë te gatshëm ta kërkojmë hapjen e dosjeve me çdo kusht,ta ndajmë njëherë e mirë shapin nga sheqeri,te tjerat pastaj do vihen ne binare ashtu siç duhen.

Naile Zhupani
Që sa më të vjetra të jenë dosjet, aq ma i madh pasioni i politikanëve dhe analistëve që të flasin për to. Dosjet ma të rëndësishme për jetën tonë sot nuk i ka vetëm Serbia, por edhe UNMIK-u dhe shërbimet informative sekrete të huaja, që i shantazhojnë politikanët tonë dhe i bëjnë kështu të qullët siç po i shohim përditë. Këto dosje duhet të hapen, por kjo s’po kërkohet sepse asisoj do të duhej ballafaquar masandej me UNMIK-un, EULEX-in dhe sundimin ndërkombëtar në përgjithësi.

Naim Miftari
Unë e di se kjo politik e sodit pa marr para sysh krahun politik nuk ka guxim mej hap dosjet ? nuk janë budallenj te bëjnë vetëvrasje duke mbështetur hapjen e dosjeve. Por e di edhe një këto dosje do te hapen herët a vonë por jo menjëherë i se duhet me mbështet politika at vendim e këta njëherë nuk kanë as vullnet as guxim ku me dit qa del aty haha.

Avni Thumbi
Zotni Naim Miftari, si nuk e dimë se çka do del nga hapja e këtyre dosjeve, nëse asgjë me shumë del proverba si Hysa e Hasa qe te dyja dërrasa??!!

Naim Miftari
kish qenë mirë me kanë dërrasa por këtu flitet për jetra te shkatërruara, vrasje,dënime,poshtërime,ndjekje, maltretime,dhe disa qe i kanë bër këto vepra janë ne minare lart. dyshoj se i hapin se nuk kanë guxim moral.

Kristina Rasi
Nisma nga z. Nait Hasani është një nismë e duhur për qeshjen tonë kombëtare, sepse pa zbardhjen e fateve te gjitha krimeve sllave ne ish Jugosllavi populli shqiptar e ka vështirë te ec përpara, sepse duhet mbyllur plagët e vjetra qe me dekada dhe shekuj janë te hapura ne trupin e kombit tone. Unë këtë nisme nga deputeti z. Nait Hasani e shoh si... Shiko më shumë guxim qytetar dhe secili nga ne duhet te kemi guxim qytetar dhe mos te u fiksohemi drejtësisë, por edhe as mos te lëshojmë pe kur ne kemi te drejte.

Adem Bajraktari
Hapja e vonuar e dosjeve nuk do te kishte kurrfarë efekti, te themi pas vdekjes se këtyre personave qe janë te infiltruar. Ato do te bëheshin sa për sy e faqe dhe nuk do te arrinin efektin sepse Kosova edhe ashtu e vonuar do te merrte kahe te gabuar dhe do ti epet e mbrapshta edhe për shumë dekada. Askush nuk duhet te kishte frik nga këto dosje. E vërteta është se edhe ndërkombëtareve ju konvenojnë njerëzit e tillë ne pushtet, sepse ata duke e pare pasigurinë e tyre ne pushtet, bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtaret edhe kur është ne dem te Kosovës dhe janë servil. Kjo edhe u pa gjate dy viteve, qe nuk u be asnjë lloj rezistence ne lidhje me himnin, flamurin, veriun e Kosovës, enklavat serbe, për te zhdukurit, u nxor kushtetuta pa dal ne diskutim publik, u be shitja e pasurisë shoqërore pa kritere, nuk ka ndonjë platforme te zhvillimit për Kosovën, ngulfatet fjala e lirë,nuk ka zbulime te vrasjeve enigmatike,atj.
Dhe njerëzit e tillë qe duhet ti nënshtrohen një verifikimi përmes dosjeve nuk mund ta bëjnë ketë pune për shkak se janë te pasigurt ne vetvete dhe kanë marre detyra te pista.

Avni Thumbi:
Hapja dhe rreth hapjes së Dosjeve duhet te caktohet një ekip
sa me par e jo te merremi si është ne hobin tonë, i madh e i vogël me këtë projekt,sa te vonohet ekipi ne ketë drejtim aq më rrëmujë do bëhet,Propozim duhet te jen njerëzit nga radhët e Akademikëve te përfshihen te gjitha partitë Politike,te japin sa me par deklaratat nga Kryetaret e partive. Po jo te merren Gazetat me këtë nisem te njerëzve më meritor te trungut Shqiptar,assesi biseda për këtë nismë neper kafene e vende publike po te gjitha te bëhen andej nga doli kjo iniciativë Parlamenti qeveria e ne përkrahje te plot nga Kreu me i lart Shtetëror Presidenti.

Fatmir Veseli:
Me nderimet e larta. Për te gjithë te burgosurit politik. ju ishit themeli i shqiptarisë ju kurrë nuk u pajtuat me te pa drejtën qe ju bë shqiptuarve. Për at ju gjithmonë kundërshtuat te pa drejtën. Për at ju gjithmonë do te jeni krenar për punën qe e bëtë. E larguat bishën serbe nga trojet shqiptare gjithmonë me krenari me ata djem e vajza duke i radhit ne aradhet e UÇK dhe duke i thënë shkaut se këtu është shqiptari. E jo Serbi. Për atë gjithmonë na mbetet punë për tu bërë se ende sëmundja e disa njerëzve ka mbet ne trojet tona. Mirëpo ne jem gjallë “dem baba dem” ne këto troje shqiptare. Qe bima e hithrave antik nuk u shua. Por gjithmonë u shtua. Për atë ju jeni gjithmonë themeli i shqiptarisë.
Me nderime te larta për te gjithë te burgosurit politik Fatmir Veseli

maandag 10 mei 2010

MISIONARET E VLERAVE ATDHETARE



MISIONARET E VLERAVE ATDHETARE

Takimi i trete e FDBK-se dega e Zvicrës

Lucern, 09.05.2010

Përshëndetje te dashur bashkëkombtar te dashtun pjesëmarrës, ne takimin e tretë te Frontit Demokrati te Bashkimit Kombëtar FDBK-se dega ne Zvicër.
Pjesëmarrja e Juaj na nderon ne rrugëtimin tonë duke pasur parasysh gjendjen tonë ne popullin tonë sot.
Gjendja ne popullin tonë sot për veç sukseseve qe me shumë sakrifikime u bëne hapa te çlirimit nga pushtuesi klasik Serbo-Sllavi, kemi apo hetohen edhe ngecje, pra këto lloj ngecjeve ti quajmë e shtyn edhe vetë gjendjen tonë qe sado pak te takohemi e te reflektojmë, sot 12 vite mbas lufte për vitin e tretë pavarësim te Kosovës me njohjen e 66 shteteve botërore, kemi ne kohen e fundit edhe skena qe ne nuk i menduam apo nuk i dëshirojmë, si rasti i skenave te keqpërdorueseve ne pushtet, si rastin e një skamjes te veçantë ne Kosovën tonë, si rasti i dresimit te policisë kundër popullit apo kundër vetëvendosjes, si rastin kontrollimit te shtetit Kosovë për keqpërdorime nëpër ministritë tona, te gjitha këto na shtyjnë te reflektojmë e ku dihet se edhe ne jemi apo ishim pjesë e një qëllimit qe Kosova te shpallet e pavarur dhe ne Kosovën tonë te funksionoj ligji e drejtësia. Edhe sot kemi këtë brengë dhe për këtë qellim jemi te ftuar qe sa do pak me idetë apo sugjerimet tona racionale te japim gjendjen reale këtë na obligon vetë qenësia jonë sepse ishim pjesë e rrjedhave edhe ne kohërat e vështira pra kemi te drejt te jemi edhe ne këtë kohë qe zëri dhe kërkesat tona te merren para sysh nga pushtetarët mbi popullin tonë.
Takimet e kësaj natyre kane nisur e po rriten nëpër mërgatën tonë me shkakun e vetëm dhe me vërejtjen se po hetohen haptas ngecje te procesit kombëtar, ka nepotizëm, ka fodulleqe qe nuk po mbetet ajo e shenjta populli sovrani, është një anashkalim i egër i qeverisjet qe po bëhet sovranit popull, këtë nuk e them me kënaqësi por me një dhimbje te madhe qe nuk duhej te ishte kështu por fatkeqësisht është kështu...
Takimet tona janë edhe te nevojshme sidomos nga këtu ku jemi pra nga Mërgata jonë, qe padyshim ka shumë vlera atdhetare e intelektuale qe te bashkuara, si sot mund te shprehem me lirshëm ne qëllimin tonë te urtë drejt te arriturave tona, padyshim edhe te ngecjeve tona, apo punëve qe na presin...
Ne tash si FDBK- dega ne Zvicër jemi te koncentruar ne bashkim vlerash atdhetare.
Bashkëpunimit konkret te vlerave kombëtare, kemi çka te bisedojmë dhe çka te veprojmë sepse koha është faktori kryesor ne anën tonë e ne favorin tonë...
Pjesëmarrja e vullnetit kombëtar e drejt për drejt, ne debatime frytdhënëse, kjo do te shtynte shoqërinë tonë drejt një filozofie te re te vlerave te përbashkëta atdhetare, e jo sikur deri me sot te copëzuar, partiake, ideologjike, klanore apo regjionale.
Ne kohën tonë diçka e tillë ne na nevojitet qe ne tejdukshmëri ne transparencë te bashkohen vlerat apo misionaret e bashkimit kombëtare qe guximshëm ta thonë te drejtën e thjeshtë atë qe na mungon e qe është e nevojshme sa buka për secilin ta quajmë vlerë atdhetare, secilin autoritet qe na lidh misioni ynë i shenjet kombëtar apo “bashkim ishujsh”. Ku bëhet vetëm me Dallëndyshet Misionare qe falin pak kohë, mund e djersë ne këtë drejtim me parimin e formulën e shenjet atdhetari para se gjithash qe te mbrohet familja e kombi.
Apo thënë troç këto disi unë i mendoj si Misionaret e popullit tim.
Te gjitha i llogarisim vlera atdhetare qe sot janë te kaluara ne sirtarët e historisë edhe ilirët edhe Skënderbeu, edhe Mic Sokoli, edhe Azemi e Shota, Mbreti, edhe baci Isë, edhe Ibrahini Rugova edhe UÇK-ja, LPRK-ja, LKQK-ja, te gjitha këto ishin thesar te popullit. Ja lëmë historisë ajo lë te merret me këto vlera, ne te merremi me kohën e tashme për te ardhmen, ...Pra hap mbas hapi arritëm deri te FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBETAR apo si ky takim atdhetaresh sot si ne këtë sallë ashtu edhe nëpër trojet tona dhe shtetet tjera ne Bashkim Vlerash atdhetare qe dinë ku ishin ku janë dhe kah po shkojmë.
Çka kemi para veti kemi disiplinën dhe rregullimin normal qytetar kombëtar si e kanë edhe tjerat kombe, kemi shumë te bëjmë për nesër. Sepse jemi te vonuar ne kohë.
Dhe padyshim te bashkuara e me formë do te jetë Orteku me i mirë qe se bashku te dalim e te ecim te qytetëruar shqiptarisht, me atë te thjeshtën Bashkim Kombëtar, duke e çmuar e vlerësuar çdo veprim konkret atdhetar,
Kemi nevojë për bashkim vlerash intelektuale kombëtare te bashkuara, se po flasim e po veprojmë e shkruajmë për bashkim, te çdo lëmije kulturore e shpirtërore jashtë politikes ditore ky duhet te jetë dhe formula e bashkimit tonë kombëtar.
Hapja e degëve te Frontit Demokratik nëpër planetin tonë duhet ti këtë parasysh te gjitha këto dhe te dihen mirë emrat e misionareve Kombëtar dhe tradita e tyre pikërisht e para ajo atdhetare e pastaj intelektuale apo shkollore apo profesioniste, kulturore, te gjitha karakteristikat qe te jetë misionar duhet te plotësohen bindshëm, me vetë faktorin bashkëpunim atdhetar ne Misionin Bashkim te Kombit.
Deri me sot jemi bukur te kënaqur me rrjetin e personave qe e marrin me vullnet te formimit te degëve nëpër vende te ndryshme si me Qendrën ne Shqipëri, Kosovë, Malësi, Pollog, Austri, Çamëri, Suedi, Itali, Arbëri, Zvicër, jemi ne përpunim edhe ne shumë vende te tjera qe haptas para mbarë opinionit shqiptare e te huaj te deklarohemi për bashkimin e Kombit, qe është njëra nder detyrat e shenjta te këtij Misioni, pa marrë para sysh, mendimin apo qasjen e rrugëtimit Bashkim Kombëtar te shqiptarëve ne trojet e tyre. Dhe pa u ndalur ne epitetet e emërtimeve Shqipëri londineze, e madhe, e mesme apo e vogël, natyrale, apo artificiale. Ne ndalemi ne atë qe jemi ne bashkimin e Kombit te ndarë padrejtësisht nga miqtë tanë te sodit dhe pikërisht tribunat tona janë ne këtë pikë drejtë-për drejt me miqtë tanë ne kthimin e borxhit te kësaj padrejtësie historike qe ju bë popullit tonë te ndarë ne 7 copëza Shqipëri.
Me krijimin e kushteve dhe grupeve transparente nëpër shtetet e ndryshme te misionareve te FDBK-se, atëherë, vijmë te caktimi i ditëve te takimit te përbashkët ne një Konferencë, Seminar, Kongres, apo takim për një PLATFORME shkencore atdhetare, ne prezencën e dy përfaqësive te dy sofrave tona te sotshme shqiptare – dy parlamenteve tona Shqipëri e Kosovë dhe përfaqësuesit regjional te Pollogut, Malësisë Luginës se Preshevës, Sanxhakut, Çamërisë, Kalabrisë, dhe pa dyshim ne interesin e përbashkët dalim dhe me konkluzionin e një Platformë unike si Union apo bashkim kombëtar. Çdo herë misioni ynë i mbështetur ne vlerat atdhetare te çdo regjioni apo krahine shqiptare.
Veprimet e sotshme konkrete janë te drejtuara dhe te hapura para dy parlamenteve tona ne Shqipëri e Kosovë dhe kontaktet tona me përfaqësuesit e regjioneve shqiptare dhe nga përfaqësuesit e Mërgatës tonë.
Këtu padyshim edhe sot e kësaj dite është shumica e popullit tonë, pa e ditur as ata vetë dhe fatkeqësisht duke menduar se po veprojnë “mirë”, apo individualistë e mbyllur, qe kur te bisedosh me te ai nga “guaca” e tij te jep vërejtjeje se duhet bashkim kombëtar, e fare nuk del nga “guaca e mbyllur ta thuash me dekada”, edhe me këtë tip njeriu kemi dhe do te kemi shumë punë, i cili e quan, e quante dhe do ta quan veten te pa gabuar “atdhetar”, sepse nuk mundi as kund as te gaboj sepse ishte çdo herë i vetmuar pa askënd, apo e kuptoni te dashur këtë tip njeriu qe edhe kësi lloj atdhetaresh kemi sa te “haj dreqi”, bile shpesh dalin” kinse te tendosur me nerva” se pak po punojmë për popullin...
Nga ky stad i nivelit te këtyre shtresave e deri te Vlera e mirëfillta Kombëtarë, pra është një goxha punë: Misionari rilindës i ri është:
Vlera atdhetare, e ka familjen dhe bashkëpunon me rrethin e vetë
Vlerë atdhetare është ai grup apo ai njeri qe nuk e keqpërdor emrin popull.
Misionaret e FDBK-se nuk ndalen ne ndasi te regjioneve klaneve apo rrymave politike për këtë është dhe emërtimi Front i një qëllimi te Bashkimi Kombëtarë, apo i mundshmi për MISIONARIN e organizuar e te disiplinuar mirë atdhetarisht pra BASHKIMI i KOMBIT SHQIPTAR.
Q`është vlera kombëtare /Çka kuptojmë me bashkimin e vlerave Kombëtare/
Vlerë Kombëtare është çdo e arritur e Kombit tonë qe sot është konkrete e mund te krahasohet me vlerat kombeve tjera, si bashkëpunimi,
Mosbashkëpunimi është fatkeqësia te popullit, sidomos te populli ynë qe fajet nuk i kemi ne, ne këtë shekull por i lanë pushtuesit e ndryshëm e sidomos pushtimi turk qe shqiptarin e mbylli, deri ne një krijesë te robëruar, ne vetvete, qe mos ti besoj askujt, me vonë ndodhi dhe pushtimi i egër sllave qe vetëm e kishte terrenin e gatshëm, apo e dinte shumë mirë filozofinë e mbylljes shqiptare vetëm duhej ta zbatonte, ne po ato pika qe pushtuesi te këtë sukses. Pikat qe e dinte pushtuesi qe do te këtë sukses ishin:
Besa shqiptare, sepse pabesia kishte mbërri deri ne pikën me te egër te mos besimit.
Morali shqiptar, qe as kush deri me tash ne çdo kohë e ne çdo shekull duke kaluar çdo lloj edhe teknologjie mbi shpinën shqiptare prapë shqiptari nuk ishte tjetërsuar pra kishte mbetur shqiptar, edhe këtë karakteristikë e dinte mirë pushtuesi edhe i vjetëri turku dhe i riu sllavi.
Shqiptarit te vetmuar po nuk ja preke; familjen, nderin, kombin, flamurin, besën e i the je i zoti, je i ditur, je i mirë. /pra e la çdo herë te vetmuar/.
Ai çdo herë pra ashtu i vetmuar /mburret me veten e tij/ dhe pa e kuptuar as vetë, dhe shih duke menduar se po bënë mirë “pa hiri” ne mos bashkëpunim bënë sherr, bie çdo herë ne grackën e vetë, dhe e bënë sherrin me te madhe, sepse çdo herë koka e tij, është e lindur se veç ai e ka mirë e te tjerët nuk dinë, pra edhe këtë te metë te shqiptarit e dinë mirë te tjerët qe me shekuj, e dinë mirë pushtuesit e rastit, dhe deri me sot e shfrytëzuan deri ne fund.
Sot Vlerë Shqiptare është ai person qe ka kontribuar me djersen, gjakun persekutimin, shkrimin, e kontribuon drejt ne bashkim mendimesh qe janë pikërisht harmonizimi i këtyre vlerat pra, bëhen bashkë sepse këtu ishte dhe mbeti qëllimi i BASHKIM VLERASH Kombëtare drejt Bashkimit sot Kombëtar.
Sot kjo është e mundur kur dhe mjetet e informimit janë ne anën tonë pra edhe koha po punon për ne, qe edhe ne duhet padyshim te punojmë për kohen.
Ne Vlerë kombëtare janë mijëra tema tona qe mund sot dhe te lirshëm te bisedohen, realizohen krejt lehtësisht duke mos hyrë ne dyshimin, e militantit politik qe ai nuk sheh dhe nuk guxon te sheh me larg se sa deri te partia apo klani i tij sepse aty është edhe vetë varësia e tij private apo familjare.
CILAT JANË TEMAT E TRIBUNAVE TE FBDK-SË
Pra me daljen Hapur te Frontit Demokratik te Bashkimit Kombëtar qe i mbledh te gjitha vlerat atdhetare e akademike drejt formimit te grupeve te eksperteve ne drejtimin e Simpoziumeve, Tribunave, Kongreseve, Manifestimeve jo vetëm Shqiptare.
Ne si popull i shtypur i Kosovës, sot me një hap jo te vogël te quajtur Republika e Kosovës, njohur zyrtarisht nga 66 shtete te mëdha botërore.
Duhet cekur, sot se te gjithë e kuptojmë ndërrimit te baraspeshave ne planetin tonë nga ato nocionet VARSHAVE-NATO.
Te gjitha ishin te përziera, sepse e përzier ishte edhe territori edhe populli, atëherë pa dyshim ishin dhe mbeten te përzier edhe Punëtoret e bashkëpunëtoret, qe padyshim mbas kalimit te Ortekut te quajtur Luftë Çlirimtare, qe dha sukseset e mëdha ne Ballkan, e cila nuk ka kthim mbrapa por përpara.
Këtu do duhej vetëm logjika e sinqerte atdhetare-intelektuale e hapjes se këtij “Thesi me gjithçka brenda”.
Është koha e nevojshme qe padyshim edhe nëse e kuptojmë drejt dhe duhet kuptuar; “se rasti ynë si Kosovë është i veçantë” dhe po i thonë SUI GENERIS, qe edhe ne po pajtohem se ashtu është i veçante për padrejtësive ne këtë shekull nga te tjerët/ dhe sot pikërisht këta miqtë tanë po kërkojnë konkretisht nga ne ta themi te vërtetën e cila pa dyshim nuk shkakton trazira por është kërkesë e logjikshme natyrore.
Jemi te përgatitur ta themi, se është ne interesin tonë te popullit tonë ne interes te Kosovës dhe Ballkanit.
Ndalemi pakë te elaboratet e Serbisë për ç`farosje te popullit shqiptar apo depërtimin diku tjetër, si ne Turqi apo, rastet e gjenocidit te Luginës dhe rrethit te Prokuples ku me mijëra vetë u masakruan dhe ju morën te tërë pasuria, tokë e shtëpi, qe sot i kemi si familje te Muhagjereve nëpër Kosovë.
Ndalemi pakë ne fjalimin e Fan Stelian Nolit ne vitin 1963 ne New York, qe thotë: “se zgjedhja e qeshjes shqiptare nuk është zgjedhje ne forcën nacionale te shqiptareve, por është problem ndërkombëtar. Vete këto shtete qe sot na njohën pavarësinë, pikërisht këto shtete e kanë bërë ketë padrejtësi ne baza te interesit te atëhershëm.
Gjate krejt kësaj periudhe; ne ishim punëtoret dhe bashkëpunëtoret duke i shikuar dhe prekur edhe gjendjen e Rrjedhave nga ajo Jugosllavi deri ne ngushtimin natyrore i Serbisë se sotme, qe fatkeqësisht edhe sot e stërkequr e “teknefese” na ka mbetur qe ne ta “demokratizojmë”!!?, apo me pa dëshirën e saj ta inkuadrojmë ne bashkësinë Evropiane, !!?
Secilën herë e me shumë po vërehen këto gjera edhe nga miqtë tanë, qe mundemi ti quajmë këto veprime si absurde te kësaj kohe.
Shikomë interesat e një Serbie qe vetën e quante si “pasqyrë” e Rusisë se Madhe, /ne te vërtet po ti hiqet jugu i Serbisë, qe shumica e qytetareve janë vllah-rumun, nuk ishte dhe nuk është 8 milionëshe/.
Ne te njëjtën mënyrë edhe nga Sigurimi i Shqipërisë kemi bashkëpunime te Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë. Puna atdhetare legaliteti, ilegaliteti, e grupe atdhetare e grupe te bashkëpunëtoreve. grupe mbas grupesh.
Te ndalemi pakë te tektonizmi shumë dinamik i ngjarjeve dhe ndodhive te mira e te suksesshme jo vetëm ne Ballkanin e trazuar por dhe me gjerë: ra Muri i Berlinit
Po ndalemi pakë te proceset qe ne mendonim se po fillojnë nga Shqipëria e mbyllur 50 vjeçare, deri diku edhe pa fajin e një territori te vogël e te ster ngushtuar me një regjim krejt jo normal me shtetet tjera. Dhe shih? Ja filluan nga Rumania e Qausheskut me Helenen...
Ndalemi pakë ne mijëra te burgosur politik, qe ta llogarisim po ti kishin robëri burgu vetëm nga 6 vite po del se janë 12000 vite burg. e po te llogariten 30.000 veta me nga 10 vite burg sa do ta vras ndërgjegjen e këtyre analisteve te sodit qe llogarisin me alfabetin cirilik, vërtet ju ka kaluar koha duhet tu thotë dikush ndal e ajo është vete rinia e Kosovës qe nuk do ti duron me këto lloj Broçkullash bjerrakohësve ballkanike duhet dinamizëm evropian i integrimit se pari kombëtare e drejt Ribashkimit Kombëtar e pastaj me Evropën.
Ndalemi pakë qe periudha 1981-1991 po mbetet e anashkaluar padrejtësisht
Kjo lloj lojë po gjuhet nga njëra ne tjetrën qeveri, nga njëra parti ne tjetrën parti dhe fati i ish kësaj periudhe nuk po hapet për opinionin as për interesin juridik te ish te burgosurve politik te Kosovës, ku pa këtë element, nuk ka as hyrje as prekje ne bashkësinë evropiane...
Te ndalemi pakë te pesha e robërisë shekullore qe edhe ne Kosovën tonë kishim shqiptar “Pobratima“ dhe simpati për Jugosllavinë e krijuar nga shtet e mëdha si një përbërje artificiale ne krye me Titon.
Te ndalemi pak te klithësit kundër Shqipërisë, edhe ne kohën e Nolit apo Zogut e te mos te ishte diktatori Enveri.
Te ndalemi pakë te tektonizmi shumë dinamik i ngjarjeve dhe ndodhive te mira e te suksesshme jo vetëm ne Ballkanin e trazuar por dhe me gjere: ra Muri i Berlinit...
Ndalemi te lëvizjet studentore ballkanike e Prishtinës, me 1981-tën /edhe këtu kishim punëtor por kishte edhe bashkëpunëtor/, qe padyshim kanë ndryshim sepse shqiptaret tash ju kthyen vetëdijes dhe vetës se tyre te zgjedhjes se problemit te çlirimit nga pushtuesi, e qe menjëherë rasti i kësaj Pranvere studentore, doli ne “arenën” e ndihmës ndërkombëtare. Ngjarjet e 1968-ës, pa dyshim qe u dha kontributi atdhetar por kishte përmasa ne fillim ndërkombëtare si ne Paris e ne Beograd e vende tjera, dhe nga çështja e pa artikuluar ndërkombëtare, e lanë gjendjen drejtë formësimit te plotë, por u deshën hiq me pak se sa 18-19 vite punë e përkushtim, qe te arrij ne kohen dhe vendin e duhur.
Ndalemi pakë edhe te ne, ne Ballkan te përpëlitjet edhe atdhetare, si dhe përpëlitjet shtetërore Shqipëri Jugosllavi, edhe këtu ka gjera shumë te mira por ka edhe te pa lara.
Ka atdhetarë te disiplinuar, ka SHIK-a, ka UDB-asha, ka Sigurimca, ka te inkuadruar dhe ne veprime se bashku ka te ndarë, pra ka rryma te mira por ka dhe te këqija. Këto janë edhe natyrore te krijuara te faktori njeri: punëtorë apo bashkëpunëtor.
Ne Kosovën tonë te pavarur pikërisht sot u hap ky “thes” i këtyre “dhuratave”, qe nuk doli rastësisht si thotë dikush ne kohën e pa përshtatshme apo te përshtatshme, mendoj se është “Thes i mirë”, qe duhet te çelet e gjerat te vendosen nëpër sirtarët e përgatitur: Drejtësi, ligj, e guxim qytetar qe ta bëjmë edhe një hap te civilizuar.
Te dëshmojmë se sot është sukses i arritjeve tona dhe e meritojmë lirinë qe na kushtoj shumë.
E them këtë duke u nisur nga vetja ime, qe faktet janë me te forta e me te vlefshme se sa vetë unë. Me shpresë te madhe qe pa trazime, apo, se si u kryen edhe sa e sa procese tjera p.sh. “Falja e gjaqeve te Verrat e Llukës” etj te kryhet edhe ky mëzo proces drejtësi e ligj...qe sot si kure me pare po e kërkon Kosova Jonë.
Duke e ditur se nuk kemi njerëz për te humbur as spiunë as atdhetarë, as politikan, as afarist, as luftëtarë as te ish burgosur, as invalidët tanë apo pensionerët tanë, as burra e as gra, te vlefshëm janë te gjithë para “zotit e para ligjit te popullit, te gjithë i kanë te drejtat e veta ta jetojnë jetën”.
Kjo po kërkohet sot nga “secili anëtarë i popullit tonë”.
Pra jemi ne kohen e duhur qe dhurata “THESI” te çelet, e te jemi përsëri shembullor si dhe ne proceset tjera qe i kaluam me sukses.
Te japim gjithë diçka nga vetvetja, sepse e duam Kosovën e duam Shqipërinë e duam veten.
Por u deshën hiq me pak se sa 18-19 vite punë e përkushtim, qe te arrij ne kohën dhe vendin e duhur qe te merr formë e rrugëtim edhe me te qartë drejt procesit te bashkimit Kombëtar me variantin e Kosovës Republike qe ishte minimumi minimumit, për mos ndryshimin e kufijve apo mos “harxhimin e armatimit te Serbisë” kundër popullit Tonë”, dhe kuptohet përfitimin e miqve tanë, qe pa vetëdijen apo me intrigat e Serbisë e Rusisë ishin e u gjeten ne anën tjetër.
Vërtet si nisem e pranuam apo na e veshën Planin e Ahtisarit qe edhe ky donë ndryshime sepse nuk po e plotëson nevojat elementare te popullit shumicë ne Kosovë apo pikërisht ky lloj eksperimenti po i ngatërron ecjet normale te një Republike te re qe donë jetë, donë perspektivë, donë liri lëvizje, donë integrim me popullin e vetë, këtu po ka ngecje te mëdha qe duhet shqyrtim apo ndryshim apo heqje nga kjo lloj karantine qe pikërisht ky lloj plani po e ngufatë popullin e Kosovës dhe te thuash se asgjë nuk u qua përpara as territori i shenjet i Kosovës por e dha një mundësi qe profiteret e bandat kriminale te pasurohen deri ne një ekstrem e populli ne anën tjetër pikërisht nga ky plan u anashkalua deri ne një varfëri te quash 65 %, apo Kosova u bë një GETO- ne këtë kohë, kur te gjithë po themi gojën plotë integrime se pari shqiptare e me vonë ne rikthimin ne familjen evropiane.
Kjo është rruga e vetme mbas lloj- lloj takimi te thuash te kushtueshëm e jo frytdhënës si ai i Rambujese, ai Takimi intrigues apo kapricioz i Venës apo ai sekret i Kumanovës.
Kjo sot është e nevojshme për këto arsye duke e ditur mirë procesin e djallëzuar te këtyre fakteve ne vitet qe pati luftëra e gjakderdhje marramendëse nga Serbia e armatosur tej mase dhe e destinuar keq ne filozofinë e saj nacional socialiste e frustruar dhe nga ortodoksizmit kryeneç i kishës apo udhëheqësve kishtar kundër çdo populli te Ballkanit, pra u deshtë një Strategji e madhe dhe padyshim u krye me sukses.
Suksese ne takimet tjera edhe me te frytshme dje me konkrete ne drejtim te një Konference Simpoziumi për një PLATEFOREM te qartë te Bashkimit KOMBETAR.
Vëllazërisht Syle Mujaj Lugano

09.maj 2010

I BURGOSURI POLITIK

I burgosuri politik u burgos
Duke vizatuar lule në shuplakë dore
Për t`falur ty

Nuk u morr me politikë
As kur shkëlqimi i monedhave verboi sy te etur
Prapa hijeve

I burgosuri politik u burgos
Nuk u morr kurrë me politik
Në agjendën e shekujve
Ishte skicuar fati i tij

I burgosuri politik është liria
Që po i mungon Kosovës

Vaxhid Xhelili


Fjalë përshëndetje

"Darling Vlora"
Maj 04 në orën 8:44.MD
I dashur Syle Mujaj
Me veprimtarinë e Frontit Demokratik te Bashkimit Kombëtar, fatkeqësisht, jam njohur kohet e fundit por, siç thotë populli: me mire vone se kurrë. Qëllimi madhor qe Fronti ka marre mbi vete dëshmon qarte për vështirësitë dhe pengesat e mëdha qe duhet te këtë ndeshur dhe mund te ndeshe akoma gjate rrugës se tij për te realizuar ëndrrën tonë shekullore: Bashkimin e trojeve shqiptare, për atë qe punuan paraardhësit tanë, Rilindësit e mëdhenj, dhe për për atë qe derdhen gjakun mijëra shqiptar, falë sakrificave te cilëve ne sot kemi një Shqipëri dhe Kosovë te pavarur. Personalisht, si pinjoll i Ismail Qemal bej Vlorës, Burrit qe me 1912 Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë Etnike, ndjehem i privilegjuar qe gjate jetës sime pata rastin te shikoj realizimin e një pjesë te ëndrrës se Tij, Shpalljen e Pavarësisë se Kosovës, lëne jashtë trojeve shqiptare nga politika e padrejtë qe ndoqi diplomacia evropiane ndaj çështjes sonë kombëtare.
Unë ju përgëzoj për përpjekjet qe keni bere dhe qe vazhdoni te bëni duke qenë i bindur se një ditë ajo çka ëndërrojmë te gjithë do realizohet, jo vetëm si rezultat i punës suaj dhe mbarë nacionalisteve e patrioteve shqiptare, por edhe si një e drejte legjitime dhe domosdoshmëri e kohës, e cila kërkon një stabilitet ne Ballkan, gjë qe mund te arrihet vetëm me njohjen e te drejtave te plota shqiptare: Formimin e Shqipërisë Etnike, ashti siç e kishin parashikuar drejte me largpamësinë e tyre Rilindësit tanë.
Përfitoj nga rasti t'ju bej urimet me te mira edhe për takimin qe FDBK do zhvilloje këto ditë, me 9 maj. Përshëndetje vëllazërore për te gjithë pjesëmarrësit me urimin qe se shpejti me punën tonë dhe me ndihmën e miqve dhe dashamirësve te Shqipërisë te realizojmë aspiratat tona: Bashkimin Kombëtar.
vëllazërisht,
Darling Ismail Vlora, Sirtori (Italia), 4 maj 2010

30 prilli 2010
Përshëndetje nga Rexhep Rifati
Sylë i dashtun, me gjithë qejf do ti përgjigjesha ftesës, por nga 7-9 maj më duhet të shkoj në spitalin e Cyrihut, për shkak të një intervenimi në zemër, (korrnarografi).
Duke iu uruar sukses në këtë takim, të shpresojmë për ndonjë pjesëmarrje tjetër.
Me dashamirësi, Rexhep Rifati, Cyrih

I nderuar Syle, te nderuar vëllezër dhe motra,
Ju falënderoj për ftesën për takimin. Ne pamundësi te prezencës sime, ju përgëzoj për nismat dhe përgatitjet akademiko –shkencore, kulturore e Kombëtare/, ne përvjetorin e Pranverës studentore.
Kisha dashur te ju njoftoj me këtë rast, se para dy muajsh kemi themeluar ne Tirane Organizatën Panshqiptare te Turizmit, te cilën e kemi anëshkruar neve nga Kosova, UOTSH e Shqipërisë, biznese turistike shqiptare te Maqedonisë dhe Malit te Zi. Objektiv yni kryesor është Krijimi i Tregut te përbashkët Turistik për te gjitha trojet shqiptare dhe ndërlidhjen me bizneset turistike nga diaspora. Konsiderojmë se ky është një kontribut ne drejtimin e bashkimit paraprak kombëtar te bizneseve tona turistike.
Edhe njehe ju përgëzoi për angazhimet dhe nismat e juaja te rëndësishme dhe historike
Përshëndetje dhe Respekt, Zeke Ceku

03.05.2010
Faleminderit i dashur Syle. Do te lajmëroj nëse jam ne gjendje me marr pjesë.
Tung. Dhimitri

03.05.2010
I dashur Syle,
Te dashur vëllezër,
Me inkurajon shume nisma juaj herake për shënimin meritor te përvjetorit te pranverës rinore 1981. Edhe koncepti i bashkangjitur, me duket i mire dhe premtues. Besoj se është baze e mire për pune te mëtejshme e te përbashkët.
Ne do ta shqyrtojmë ne Kryesine e Shoqatës dhe besoj shume se bashkërisht do t ia dalim kësaj dhe nismave tjera qe na presin.
Ju përshenje vëllazërisht
Hydajeti

Pjesëmarrja e nivelit nga Vlerat atdhetare nga te gjitha trevat shqiptare, pikat e niveli me nisjen e takimit me te madhin Agim Gashi, Kënga ne sharkinë me 12 tela, “Demonstratat e marsit 1981”, e përcjell me vizatime burgu nga Hydajet Hyseni e Syle Mujaj, ne mesin e takimit poezia "I Burgosuri politik", nga poeti i njohur Vaxhid Xhelili, Iniciativa për përgatitjet e 30 Vjetorit te Pranverës Studentore 1981-mars 2011, i caktuar si koordinator ish i burgosuri politik i Kosovës Riza Demaj qe te krijoj ekip pune, i përkrahur nga SHBPK-ves FDBK-ja dhe shkolla shqipe, e mbështetur nga dy Akademitë tona te Shkencave e Arteve, Instituti Albanologjik i Kosovës, me shpresë përkrahje nga dy parlamentet tona shqiptare, si dhe u përfundua me video-klipin, me këngët e Musli Kosumit këngët “Do te doja ti shkoj sot nenës “ dhe “Trokitje nga muri ne mur”, e përcjell përsëri me vizatime burgu.... me shpresë qe iniciativa realizohet me një ekip atedhetaro-intelektual..
Komentet
Nezir Fejza, Naile Zhupani, Sylejman Muriqi dhe 7 të tjerë e pëlqejnë këtë..

Sylë Bajrami THERRET PRIZRENI MORI SHKODER

Therret Prizreni mori Shkoder
Therret Prizreni mori Shkoder
hajde rrime se te kam moter....
Merre Durresin e Tiranen
se ne keshtu e gezojm nanen.
Une i therras Peje e Gjakove
Drenice, Llap edhe Rugove.
Vjen Decani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
ne kete Kala se bashku te rrina.
Kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu t'a ftoni.
Qoni lajm edhe ne Gjirokaster
ne Tepelene e ne Mallakaster,
Mat, Mirdite, Kukesin me e thirre
thirre Korcen me rrethine.
E therrasTetoven e Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin.
Kam thirre Plaven me Gucine
Hotin, Gruden e gjithe Malesine.
E therras Dibren, Ohrin, Strugen
merre Matin e merre Puken.
Manastiri me ka que fjale
gjithesesi une kam me dale
se per Korqe malli me ka marr.
Shkupi nje haber ma qet
se a vjen se din as vet,
veq nje bese me ka thene e ki
here do kure tek ju do te vij.
Bujanofcin e Presheven
i kam thirre bashk me Camerine
fjale e bese mi kan dhene
se ate dite ketu do te vijn.
Kah te vini dore per dore
mos harroni e ktheni ne Vlore.
Vlores qomnja nje porosi
njat flamur do t'a merr ne gji.
Te gjithe vllezer edhe motra
eni ketu po n'a therret VOTRA:
Nje kurore bashk t'a qendisim,
njat Flamur ketu t'a ngrisim,
te ndegjojne mbret e krajli
se u be bashk- nje SHQIPERI.

Shumë i nderuari dhe i respektuari Sylë!
Ne shenje përshëndetjeje dhe ne shenje urimi për një punë te mbarë po ju dërgoj origjinalin e tekstit te këngës "Theret Prizreni mori Shkodër" Autor i te cilit tekst jam unë. Është shkruar tash e gati njëzetë vjet me parë !
Nderimet e mia te sinqerta!

Çka do qe ju shtohet këtyre Shkronjave te thurura nga i madhi Syl Muja, vetëm mund te mbeten si përkrahje sepse pothuajse ne tersi i paska prekur te gjitha gjërat qe i duhen popullit Shqiptar kudo qe jeton dhe vepron për Bashkimin e tij.
Urime te përzemërta dhe përkrahje ne që do aspekt ne këtë drejtim,te pranuar nga ju si FDBK dhe si faktor Vlerash atdhetare e sidomos ne përkrahje te manifestimit te pranverës 81 e te gjitha periudhave te vlefshme Historike qe na sollën te paktën deri këtu ku jemi sot
e ardhmja mbetet te vazhdohet.
Avni Thumbi
Syle Bajrami, te lumtë... Shiko më shumë mu gjete ne momentet e mira, mbrëmë ne Lucernin e Zvicrës ishte një takim i veçante, sa bukur kur mblidhen vlerat atdhetare, dhe se bashku i përkujtojnë ditët e kaluara te ish persekutimeve, ish martireve /qe sot mbetem vetëm histori/ dhe për mes shkrimeve shkruhet, thuren poezi, vizatohet, këndohet, koha është ne anën tone, kemi se për çka flasim,shkruajmë e këndojmë, por pa mëshirshëm edhe kritikojmë ngecjet qe jo rastësisht po vërehen nëpër institucionet tona.
Ne jemi një popull i vuajtur qe nuk i durojmë matrapazët ne udhëheqje por japim shenja qe vlerat atdhetare-akademike te a udhëheqin popullin.
Dje u nise edhe iniciativa për 30 Vjetorin e Pranverës studentore, presim bashkëpunim te vlerave atdhetare, dhe shih presim edhe nga gjeneratat e reja se qysh i mendojnë ketë periudhe 1981-1990, qe pak apo fare, nga ngutjet qeveritare apo nga institucionet tona nuk flasin!!? disi,nuk duan te flasin!!!? Për këtë periudhe, disi ju pengon, ta quajmë si profiter te qellim apo te rastit qe sot e udhëheqin popullin tone. Jemi ne grumbullimin faktik te materialeve; shkrime te ndryshme, skica te ndryshme, vizatime, këngë burgu, letra burgu, kompozime e materiale qe vërtet janë te shumta, e ne përkujdesjen e një grupi te disiplinuar te sistemohen e te rregullohen për një botim te veçante te po kësaj periudhe mendoj te lavdishme shqiptare, një herë e përshëndes dhe komentin e mikut tim Avni Llumnica
Syle Mujaj
Le ta merr kush si te doje, por ngjarjet e vitit 1981 ishin dhe mbeten ngjarjet me te rëndësishme qysh prej lidhjes se Prizrenit. Ngjarje qe dridhen themelet e RSFJ-se,filluan me 1981 dhe vazhduan deri me 1989, kur me shume e kur me pak por nuk e humben vazhdimësinë, derisa ato filluan te marrin forma tjera qe te gjithë i dimë. Njerëzit e kësaj gjenerate te lavdishme (te lindur 1957-1960) janë njerëzit qe ju kane ren nga 100 lëkura, dhe si për çudi shumë pak gjinden nëpër institucione, dhe ngjarja u harru se bashku me njerëzit.
Por gjenerata dhe koha nuk e harron vetveten. Me është krijuar bindja se njerëzit tanë ju vije turp te paraqesin dhe shprehin vlerat kombëtare, por dalin si te integruar, te modës, përparimtare, te dëgjueshëm e ku ta di unë. Jo ne Evropë po as ne Ballkan nuk mund te hyhet pa pas vlera kombëtare, duke bërë çka thotë kush, kurrë nuk do te jemi te vetvetes.
Adem Bajraktari
I dashuri miku ynë Adem bajraktari dua një korrigjim ne data kur thua se nga gjeneratë e 57 -60 janë ata qe kanë bartur atë barre.
Këtu dua te ceku se ka pas edhe te tillë qe ne i kemi quajt ne atë kohe bace dhe unë jam vet 57 por aty kam qen nder gjenerata ma e re për atë kohë.
unë do kisha cek se gjeneratat nga viti 1945 e deri ne atë qe ti thua 1960 janë bartëset e këtyre rrjedhave dhe unë ceku se ne jemi Idealistet e fundit te qeshjes kombëtare se tani kanë mbete vetëm profiteret kombëtar.
Nëse duam te tregoj m se kush ishim duhet te përballemi me kriminel sikur atë kohe kur jemi përballë me shkije.
Nezir Fejza
çdo popull i ka vlerat e veta kombëtare, i ka profiteret, i ka hajnat, i ka buklat e ka burrat e vashat e veta te gjitha janë edhe te kombi ynë , ne na duhen te flasim për racën tone te vlerave te pa shkëputura atdhetare qe dhëne aq shume sa vërtet e meritojnë te takohemi e te flasim, shkruajmë ...
Syle Mujaj
E vërtet ajo qe thua ti, por është fjala për demonstratat e vitit 1981, qe filluan me 11 mars ne mezen e studenteve. Kërkesat qe janë parashtrua ne këto demonstrata nuk kane qene parashtruar ndonjë here, se paku publikisht deri me 1981. Tash nuk po i përsëris se janë botërisht te njohura. Unë i di ato kërkesat tjera te me pashme, te vitit 1968 e vazhdimësia, nuk dua t´ja mohoj askujt, por 1981 nuk meriton një harrohet kaq shpejt. E pastaj kemi pas përkrahje siç e dimë, prej minatorëve, e te gjithëve popullsisë se Kosovës 1989, qe erdhi krejt Kosova ne Prishtine.
Dhe shih gjetëm arsyen për ta shpreh mllefin ndaj shkakut me parullën “Kaqush, Azem , jemi gati kur do herë” qe neve me se paku na kanë interesua këta dy.
Adem Bajraktari
Na vjen keq nëse nuk po kuptohemi,po kush kujt se besoj se ju ka bashkangjt duke u nis nga një fakt shumë i fort se qfar lloj dhune dhe masakre ka përjetua populli i ynë karshi Serbo Qetnikve,te gjithë kemi qen te vetëdijshëm se pa sakrifikua ndonjë brez kush ma shumë e kush ma pak nuk kishim me arrit as deri ku jemi tani, po siç po vërehet prapë po shihet se dikush duhet pra me kalua neper te njëjtat ngushtica sikurse ne për a arritur majën e asaj qe ne ja kemi vu pikësynimin.
Avni Thumbi

dinsdag 4 mei 2010

NJË MINUT HESHTJE




NJË MINUT HESHTJE
(mësuesit tim Isa Demaj)

Symal Leqenakut
Përmallim.
Hajlë në maje të Rugovës
Ngushëllim.
Qatërr e Kosovës
Malësi
Tëbanë i Gucisë
Trimëri.
E bukura Morree
Histori.
Qeleshe e bardhë
Në stuhi.
Urë e ndezur në vatër
Fëmijë.
Shqipëri etnike
Gjeografi.
Flamur feniksi
Në Siparunt
Një yll nga yjet u shkund.

Syle Mujaj

29.07.1989 burgu i Nishit

Poeti nga Kosova Sylë Mujaj nderohet me Çmimin Ndërkombëtarë për Letërsinë EUROPA.

Çmim ndërkombëtar në poezi

Poeti nga Kosova Sylë Mujaj nderohet me Çmimin Ndërkombëtarë për Letërsinë EUROPA.

Ka qenë një surprizë e këndshme dhe padyshim një krenari e ligjshme për artin poetik shqiptar, çmimi ndërkombëtarë që iu akordua nga Qendra e Studimeve të Letërsisë UNIVERSUM me qendër në Bellinzona të kantonit Tiçinez poetit Sylë Mujaj. Ky çmim i jepet për krijimin poetik të tij, me titullin „Ëndrrat e mërgimtarit“ që është botuar dhe në Antologjinë Poetike Zvicerane si një poezi me këndvështrim origjinal dhe plot frymëzim.
Kanë qenë mbi 6oo pjesëmarrës në konkursin e madh të poezisë botërore, ku vendin e parë me vendim të njëzëshëm Juria e Komisionit Vlerësues të Edicionit të Dytë të kësaj Feste Ndërkombëtare ia jep poetit kosovar Sylë Mujaj.
Menjëherë mbas këtij njoftimi zyrtar të gëzueshëm, me telefon i morëm një intervistë të shkurtër poetit i cili na u përgjigj plot emocion për EKSKLUZIVEN:

„I jam mirënjohës Komisionit Vlerësues të kësaj qendre prestigjioze të letërsisë UNIVERSUM. Kosova vetë është një poezi e gjallë. Është poezia e lirisë që e kemi në duart tona si atë foshnjën e brishtë që duhet ta rrisim siç e ëndërruan rilindësit dhe dëshmorët e kombit. Kosova është poezi e qëndresës njerëzore, poezi e dhembjes njerëzore, poezi e ngjitjes drejt niveleve Evropiane. Mbasi vuajta 10 vite burgun politik të zaptuesit serb, mbasi kalova mbi 10 vite larg trollit temë të shtrenjtë në azil politik, më është hapur porta e vendlindjes! Mesazhet e një zemre që ka vuajtur për shumë vite, nëpërmjet poezisë u thonë bashkë kombaseve të mijë që ne kemi vlera! Që ne kemi pasuri të madhe shpirtërore, që ne jemi veç pasardhës të një kombi që ka zemër qëndrestare. Kam disa cikle me poezi dhe me pikturë. Në diasporë kam çelur dhe ekspozita, kam botuar dhe vëllim poetik, por ky çmim i lartë më ka gëzuar tej mase, sepse mezi po pres të çel ekspozitën time të parë në Kosovën e lirë. Në Kosovë tashti janë hapur dyert për ne bijtë e saj. Do çelim ekspozita, do organizojmë konkurse tonat për poezinë e për prozën, do festojmë dhe nderojmë poetët tanë që janë gjallë dhe ata të pavdekshmit si Menkulasi, A. Shkreli, I. Gërvalla, A. Ramadani e plot të tjerë që janë pasuri e rrallë për brezat që do të vijnë. Gjenerata ime prej vitit 1981 që demonstroi para pushtuesit në Prishtinë si studentë, u burgos, u masakrua, u pushkatua por ja, që ajo mbijetoj në shpirtin e kombit! Jetoj në kujtesën e kombit dhe ashtu siç vjen e pasuar me histori atdhetare, ka një detyrim që kurrë nuk shlyhet – ti dhurojmë të gjitha energjitë tona fizike e krijuese në dobi të kombit, të Kosovës. Unë jam malësorë i Rugovës, dhe kam dashur në krijimet e mija të sjell aromën e bjeshkës, bardhësinë e borës sonë, kthjellsinë e atij qielli dhe të atyre vendeve që i ka bekuar perëndia. Duke qenë një poezi e tillë që del nga një shpirt i tillë, ndoshta ka befasuar dhe Komisionin Ndërkombëtarë të Qendrës Kulturore e Letrare UNIVERSUM, të cilët në tufën e poezive të mija kanë ndjerë të veçantën. Ju me të drejtë do thonit e do të pyesnit: kush është kjo e veçantë? Unë ju përgjigjem DASHURIA UNIVERSALE PËR JETËN, për familjen, për atdheun, për kombin dhe për LIRINË! Këtë dashuri universale unë e kam ndjerë dhe tek krijimet e Nënë Terezës, edhe tek poezitë e At Fishtës, dhe tek ajo Tokë me Vlagë Poetike e Heroike që quhet Dardani – Kosova jonë shtrenjtë. Faleminderit!

Përgatiti për shtyp Agim Doçi


Ëndrra mërgimtare

Lulen e shtogut i pari e pashë
me natje, herët në pranverë.

Dorën mbi vetull
drejt në lindje të diellit;
bu-bu, është toka ime kjo ?

Imazhin e kobit mos ta sjellim,
gra shterpa mos të ketë,
t'marshojmë dasmërisht,
fishekët e gëzimit
të dalin nga koburet.

Ardhja e mbarë
nga Qafa e Qyqes.

Mos të harrohet
loti i mërgimtarit që shket
nëpër ëndrra
dhe nëpër lulen e shtogut.

Sogno in esilio

Il fiore di sambuco l'ho visto per primo,
in un'alba primaverile.

La mano sugli occhi
guardando verso il sole nascente:
Ma è la mia terra questa ?

Non attiriamo l'immagine della disgrazia,
donne sterili non ci siano più,
formiamo la marcia nuziale,
gli spari di gioia
esplodo dalle pistole.

Un benvenuto
dal Colle della Civetta.

Che non si dimentichi
la lacrima dell 'esiliato che scorre
E attraverso il fiore di sambuco.

Bellinzona4 maggio 2010
A tutti i partecipanti
Alla II Ed del Premio Letterario Europa
Loro sedi

Gentile Signora, egregio Signore,
Ci pregiamo comunicarle che la sua poesia “Sogno in esilio” è risultata meritevole del Premio Speciale (Targa della Presidenza del Centro Studi Universum) alla seconda Edizione del Premio letterario Internazionale EUROPA.
Le confermiamo che la cerimonia di premiazione si svolgerà:

Domenica, 03 Giugno 2001 alle ore 10.00
Presso il Salone della Casa d`Italia
Via centrale, 3 CH-6500 BELLINZONA

La preghiamo cortesemente di confermarci, a stretto giro di posta, la sua presenza alla cerimonia di premiazione inviandoci sue comunicazioni all`indirizzo della nostra segretaria:
Centro Studi Universum, Casella Postale 668 CH-6512 Giubiasco
Oppure telefonando dalle ore 14.00 alle ore 20.00 ai numeri 091/825.83.09 / 825.97.51
Oppure inviando un Fax al numero 091/825.83.27 (dall`Italia aggiungere il prefisso internazionale 0041)
Le confermiamo inoltre che dopo la cerimonia di premiazione ci sarà il pranzo di gala presso un noto ristorante della zona, il costo del pranzo è di 35.00 a persona (bibite escluse) da pagare sul posto.
Complimentandoci con lei per questo suo prestigioso traguardo e, nell`attesa di incontrarla a Bellinzona, cogliamo l`occasione per inviarle i nostri più cordiali e fraterni saluti.

Shenime për autorin
Lindi më 1958 në fshatin Dugaivë, komuna e Pejës(Kosovë). Shkollën fillore e të mesme e kreu në vendlindje e tij. Në vazhdimin e studimeve
universitare si ingjinier i agronomisë. Para se ti përfundon studimet arrestohet si pjesëmarrës i demonstratave të protestave studentore.
Denohet me 10 vite burg se pari mbahet në Prishtinë e ku në nëntorin e vitit 1981 transferohet në kampin e Nishit në Serbi, në kampin e njohur “hekur e beton”, në të cilin qëndron deri në prillin e vitit 1990.
7 vjet e dy muaj i kalon në të ashtu quajtuarën “grupa pojaqanih nadzora”, (izolim). Një vit në mesin e të sëmurëve tuberkular, të cilët ishin në fundin e jetës së tyre e një vit në punë të detyrushme.
Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.
Zvicëra ia njeh strehimin politik.
Jeton në Lugano së bashku më familjën e tij.

Notizie di autore
E'nato nel 1958 a Dugaivë, comuna di Pejë,Kossovo Kosovë. Frequenta le scuole elementari e medie nel suo paese natio.In seguito studia all'università di Prishtina da ingegnere agronomo. Prima ancora di poter terminare gli studi viene arrestato per aver partecipato ad una manifestazione di protesta. Viene condannato a 10 anni di carcere a Prishtina e nel novembre 1981 viene trasferito nel campo prigionieri di Nish (Serbia), conosciuto come campo dei "ferro e cementoi", dove rimane fino all'aprile 1990.
7 anni e due mesi trascorre in cella d'isolamento, un anno insieme a due tubercolotici in fin di vita e un anno ai lavori forzati.
Con l'aiuto d’Amnesty International e del Comitato di Helsinky viene liberato.
La Svizzera gli riconosce l'asilo.
Vive a Lugano insieme alla sua famiglia.

KULTURË – ART – LETËRSI

Poeti kosovar Sylë Mujaj fiton Çmimin Special të Presidencës së Qendrës Ndërkombëtare të Letërsisë UNIVERSUM në Bellinzona.


Bota Sot: Mirëdita dhe urimet më të mira për Çmimin e fituar dhe të merituar. Për këtë sukses dhe vlerësim të Komisionit Ndërkombëtarë çfarë do t‘i thonit lexuesit të gazetës sonë?

Përgjigje: Fillimisht desha t‘ju falënderoj që „Bota Sot“ pikërisht sepse e ndjen që ky është gëzim i përbashkët vjen dhe më respekton me anë të kësaj intereviste. Përpara emocioneve kaq të mëdha që më dhuroj ky vlersim ndërkombëtarë nuk e kam të lehtë që t‘ia qëlloj me mesazhin tim, por besoj që çmimi nuk më përket personalisht vetëm mua. Ky çmim i përket sëpari Kosovës, i përket kombit tim, i përket realizimit të endrrës time për të qenë i lirë, i vlersuar dhe i respektuar nga bota dhe institucionet e kulturuara të saja. Në mbretërinë e endrrave sejcili e ndjen vehten princ. Për mua dhe për të gjithë kosovarët tashmë ka perënduar koha e mbrapshtë, kur i paguaje andrrat me çmimin ma të shtrenjtë – me humbjen e lirisë! Në poezinë time „Endrra e mërgimtarit“ dëshiroja me sinqeritet ti thoja njerëzve mjaft me lotët e trishtimit, mjaft me brengosje e prangosje, tashti jam i lirë, jam kthyer në trollin tim atëror.

Bota Sot: Keni vite që merreni me poezi, që krijoni, që shkruani, apo ky ishte një shpërthim rastësor i ndjenjave tuaja mbas shporrjes së pushtuesëve nga Kosova?

Përgjigje: Shpërthimeve të mija, shpirti im ia ka filluar plot para 20 viteve kur u gjenda pranë shokëve të mij studentë në demonstrat e vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Regjimi i Beogradit më dënoi 10 vite burg të rëndë politik. Vuajta izolimin por kurrë nuk më arrestuan endrrën, shpirtin atdhetar timin. Nuk ia arritën qëllimit të tyre, ndonse prangat e burgut më shtërngonin fort kyçet e duarve dhe më kishin hyrë thellë në mish. Kjo sepse më thellë ishin rranjët e atdhedashurisë, rranjët e lirisë, rranjët e dashurisë për lirinë. I kam cekur këto me shpërthimin dhe vlimin tim poetik në vëllimin „Njerzit numura“. Jam përpjekur që t‘I mishëroj këto shpërthime dhe në ciklin e pikturave të mija që i kam quajtur „Jam shqiptar!“ Më kaluan 10 vitet e emigracionit politik si pamjet bardh e zi të filmave kalvarikë. U përpoqa të mbijetoj. Ja arrita qëllimit. Bile preka me dorë, me sy, me zemër dhe andrrën shekullore – lirinë e trollit kosovar. Tani do të kthehem atje ku i kam vorret e të parëve! Ku jam lindur dhe ku kam dëshirë të kontribuoj me të gjitha forcat e mija. Ka shumë punë Kosova! Na presin punë të dobishme për kombin dhe për paqen në atë vend të rranjëve të mija stërgjyshore.

Bota Sot: Stili juaj poetik nga anon, pra nga cili pararendës merr cak.

Përgjigje: Më kuptoni, kombi ynë ka lashtësi, ka histori, ka poezi, ka kulturë, ka doket e veta qoftë në art e letërsi, ka dashuri dhe në mesazhet që i ka sjellë njerëzimit me kolosët e vet si At Fishta, Konica,
Çajupi, Koliqi, Noli, Frashërllinjtë, Menkulasi, Kadare, Shkreli, Vinca etj. Më duket se për mua asht herët të flitet për stil profesional apo për imitim të ndokujt. Nëse më lejoni, sejcili ka „stilin“ e vet shpirtëror, kodin e vet moral dhe nga gjoksi i shpërthejnë klithmat e sinqerta. Qoftë peneli mbi pëlhurë, qoftë penda mbi letër për mua janë buajt e shpirtit tim me të cilët lëroj „pronat e mija“, letrën dhe pëlhurën e bardhë.

Bota Sot: Pra diçka e veçantë ekziston në krijimet tuaja artistike që e ka nxitur Presidencën dhe Komisionin Vlersues të Qendrës Ndërkombëtare në Bellinzona që të vendosë çmimin special për krijimet tuaja poetike? Për të ardhmen çfarë keni planifikuar?

Përgjigje: Në konkursin ndërkombëtarë morrën pjesë mbi 600 poetë nga e gjithë bota. Mendoj se fitova çmimin special ngase e veçanta e poezisë time qëndron tek fakti se unë jam malësorë rugovas, jam kosovar, jam pjestar i një familje të madhe që quhet kombi shqiptar. Poezija ime ndoshta është e veçantë sepse ajo buron nga shpirti I sinqertë paqedashës dhe liridashës i kombit, nga dashuria që kanë shqiptarët për jetën, për familjen, për fëmijtë, për flamurin, për tokën, për bjeshkën, për të ardhmen që tani e tutje asht me ne. Nuk mund të deklaroj për planet artistike të mijat që i përkasin së ardhmes. Më parë se gjithshka dua shtetin tim, Kosovën time të pavarur, dua të jem qytetar i Republikës më të re të Ballkanit dhe në kuadrin e shtetit tim, të jap kontributin tim maksimal. Kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe ka shumë rëndësi që të mos na priten gjunjtë e t‘a lëmë rrugën e nisur përgjysmë. Me padurim pres të ekspozoj punimet e mija në pikturë dhe krijimet e mija poetike në vendlindje në Pejë, në Prizren, Prishtinë e kudo në vendlindje. Me siguri ne do të kemi konkurset tona, festivalet tona, ekspozitat tona që do të shprehin me forcën e magjishme të artit, vlerat e asaj toke të shenjtë e të shtrenjtë që quhet Kosovë – Dardania e lashtë ilirike.

Bisedoi me telefon Naime Beqiraj, Prishtinë – Lugano 20.04.2001.

NJERZIT NUMRA

NJERËZIT NUMRA


Sylë Mujaj

Njerëzit Numra
Rilindja 1998
Tiranë
Sylë Mujaj
Njerëzit Numra
Poezi
Përkthimi:
Demetrio Patitucci
Milano
Ballina: autori
Vizatimet e librit
Shtypshkronja:
“R i l i n d j a”
Tiranë, Albania.

Autori falënderon ngrohtësisht familjen
Gasser (Catherine dhe François), nga Tiçino e Zvicrës që mundësuan botimin e përmbledhjes, “Njerëzit Numra”
Vitet e pafajshme të një jete të njomë dhe ato të mërgimit jashtë atdheut pas tyre, kjo është galeria e motiveve dhe portreteve të këtij libri me vargje e piktura të Sylë Mujës.
Kujtoj së librin e cilëson një vlerë e veçantë përse duhet të botohet.
Është vlera e dëshmimit të njëmijëenjëhershëm së krijimtaria dhe akti krijues janë vetvetiu çlirim dhe liri që nuk mund të burgosen.

Azem Shkreli
Shkrimtar nga Prishtina

Para përmbledhjes mbresëllënse e poetike të Sylë Mujaj, mua, që i takoj kulturës italiane, mendimi gjithnjë më vete tek Silvio Pellico (Pelliko) që hoqi dhjetë vite burg të rëndë, në kështjellën morave të Spielbergut, për fajin (nëse kështu mund të thuhet) se e deshi atdheun dhe lirinë. Nga ajo përvojë dhembjeje, ai përfitoi dhuratën e dyfishtë, ringjalljen e besimit të plotë fetar dhe frymëzimin poetik: një poezi e shprehur në prozë, në dukje të thjeshtë. Ç`Thjeshtësi tmerrshme!
Qe e mundur të shkruhej se libërthi Burgjet e Mia i kushtoi Perandorisë Austriake më tepër se sa një betejë të humbur.
Nuk kisha dashur të krahasoj; por, po e përzër, mendimin pashmangshmërisht më vete atje. Edhe këtu gati dhjetë vite burg; një burg aq i rëndë, sa na bën të shtangemi. Një shpalosje e këngës, kësaj radhe në vargje por edhe në
Vizatime (vizatime që më kumtojnë ndjenjën e një vuajtjeje ç`njerëzore), që më lënë pa fjalë,por për këto shprehet edhe shqiptari i madh Kodra, e unë i përulem këtij autoriteti.
Dëshpërim ? Unë do të kisha folur për një shpresë që autori ka ditur ta gjejë përballë ç`do dëshpërimi që mund të përftohet, përmes vullnetit për një qëndresë të paepur, që më në fund triumfon edhe atëherë kur askush nuk mund ta parasheh qoftë edhe një dritë të zbehur në fund të tunelit të tmerrshëm. Pothuajse metaforë e të gjithave, tuli i bukës ndahet nga racionet e holla: “Në të do ta gdhend fytyrën e nënës trime, /Është punë e dashur por shumë e vështirë, /së n`rrudhat e ballit t`nënës, pjesë e jetës sime. Emri që bëhet numër: “Lojë me njeriun, lojë me emrin /712“. E më këtë numër 712 shtrirja e kohës: “një vit, dy vite … dhjetë“. Në atë numër ndërlidhet jeta, gjë që duket e pamundur.
Kthehem të “copa e bukës”, të portreti që ngelet në “pritje”, në fakt është “shpresa që përbiroi muret e qelisë“. Më tutje flitet për "një zë" për "një dritë" e para e dëgjuar e dyta një vagëllim, që "rrjedh një zë, një dritë,/ si nëpër birë të fytëzës". Pastaj: "Ditë të gjata/ net të gjata": "Deti i Tivarit lidhur me tel". "Plisa të bardhë /mbi bunacë të kuqe".
Por, pa pritur, një lule "çeli në oborrin e qelisë", shkelur menjëherë "nga një këmbë polici": por kjo lule do të rilind; "vitin tjetër, /në çdo plasë betoni/ bulëzoi nga një lule".
Dhe poezia tjetër “Vizita” që të bënë si një ëndërr joreale: “Një ditë hyri një fëmijë /në derë të policisë”.Kisha dashur ta citoj të gjithë poezinë: “U ul pa bërë zë/ në pragun me dritë./ belbëzoi diçka /më zërin e fëmijës/, Për mua qe dhe mbeti /më e mira vizitë”.
Duke i`u kthyer edhe një herë Pellikos, ma kujton memecin e vogël në oborrin e burgut të tij të parë në Milano;apo fëmijët që qëndronin përtej rrugës përballë dritares se qelisë ku ai ishte i në burgun e tij të dytë në Piombi të Venedikut. Ja: aty përtej vdekjes është jeta: fëmijët janë siguria e rilindjes, e jo pa ndonjë arsye, aty kah fundi, poezinë “Natyrë”, Sylë Mujaj u`a përkushton tre fëmijëve të tij duke u uruar që të jetojnë në një botë më të mirë dhe në plotëni lirie.
Përmbledhja “Njerëzit numra” është mbresëlënëse dhe e thellë: ndërsa unë e shpalosa me hope dhe ngutshëm.

Mario Agliati
(Shkrimtar nga Lugano)

Vizatimet e Sylë Mujës, me gjithë lirinë shprehëse, krijojnë një emocion të gjallë sepse lindin nga thellësia e një toke të vuajtur. Toka ku ai lindi është ajo pjesë e ndarë e Shqipërisë që quhet Kosovë.
Për këtë duhet të përfaqësohen vuajtjet e dhjetë viteve, në një botë të izoluar dhe të mbyllur në një burg ku ai ka mundur të konstatojë se cilat janë plagët e botës ku jetojmë. Për këtë arsye ato zgjojnë interes të veçantë tek publiku vëzhgues sepse krijojnë përshtypjen se janë përshkruar me gjak njerëzor të atij që ka jetuar i fshehur nga rrezet e diellit, por njëkohësisht u shfaq njerëzve guximin e të mbijetuarit edhe gjatë momenteve të vështira.
Për të thënë më shprehjen e Garsia Lorkës, Vizatimet dhe poezitë e tij na bëjnë të kuptojmë se: “Jeta nuk është ëndërr, por mish i gjallë”.

Ibrahim Kodra
(Piktor nga Milano)

“Grilat”, Burgu i Nishit, 1990

Burgu i Nishit,
1981-1990
(15 poezi)

“Nëna“ (vizatim), Burgu i Nishit, 1990

Portreti i nënës

(akrostik)

Për brengat e nënës, rrudhat në ballë,
Ofshamjet e saja për bijtë në kurbet,
Rënkimet e mbushura plot me mall,
T'i kthehen bijtë në prehrin e vetë.
Rikujtoj këto skena më akull të kresë,
E zemra n'qeli humb turrin e vetë,
Tulin e bukës e ndaj me kujdes,
Nënës duhet t'i bëj një portret,
Është tuli i bukës n'qeli gjëja më e mirë,
Në të do ta gdhend fytyrën e nënës trime,
Është punë e dashur por shumë e vështirë,
Së n'rrudhat e ballit t'nënës, pjesë e jetës time.
Së pa mund të madh u arrit pamja e nënës,
Ishte pamja e saj; goja,balli e hunda,
Më shikim të largët, si në lindje të hënës,
E që portreti i dashur nga tuli i bukës:

Burgu i Nishit, 1984

“Kokat tullace”, (vizatim), Burgu i Nishit,

Qethja në qeli

Katër veta
rresht për dy,
presin gërshërët.

Katër numra
të krasitur.

Nën komandën
rresht për dy.

Burgu i Nishit, 1982

“Ushqimi i bollshëm”, Burgu i Nishit,1983
Numri 712

Lojë me njeriun
lojë me emrin.
712.

Një vit,dy vite...
dhjetë.

Emri kthyer në numër
në "maticni broj"*
712.
Burgu i Nishit, 13.08.1984

*.- teksti në gjuhën serbe: numri i amzës.
“Tej grilash”, Burgu i Nishit, 1984

Tej grilash

Shpresa përbiroi
muret e qelisë,
copëz buke
nga racioni u nda.

Për portretin
tej grilash,
shikimin mall
në pritje.

Sytë
janë gëdhendur këtu
në tulin e bukës.

Burgu i Nishit, 1988

“Leximi në burg”, Burgu i Nishit, 1982

Pesë hapa

Në ç'do të pestin hap
përpëlitemi me Hadin,
të mos bimë
në dorë të Luciferit.

Në pesë hapat tjerë
trokitje në mur.

Si nëpër birë të fytëzës
rrjedh një zë,
një dritë.

Perëndesha Thanë
të paktën është me ty.

Burgu i Nishit, 29.07.1982

“Kulla e Dukagjinit”, Burgu i Nishit, 1984

Kulla e Dukagjinit

Nëpër hapat e mijë,
larg e larg mendime.

S’di se si
Kullë e Dukagjinit
më erdhi në qeli.
Qëndro me tha,
nga frëngjitë e larta
filloi oshtimë,
në hatulla, gurë e oxhak.

Ecnim në pesë hapat e qelisë
Të dy me kokën lartë.

Burgu i Nishit, 1984

“Plisi i bardhë”, Burgu i Nishit, 1983

Plisi

Plisa të bardhë
mes brigjesh
të tokës së vetë.
Kolonë e vdekjes
djajtë e katërt rreth.
E gjatë
ditë e natë.
Deti i Tivarit
lidhur me tel.
Plisa të bardhë mbi
bunacë të kuqe.

Burgu i Nishit , 23.04.1984

“Lulja e betonit”, Burgu i Nishit, 1984

Lulja

Qeli n'oborrin e qelisë
në pllakën e betontë
kundruall lirisë.

Formoi kurorë,
ushqehej me ne
nga ora në orë.

Një këmbë polici
shkeli lulen e porsaçelur.

U shua çdo gjë
për atë vit.

Vitin tjetër
në çdo plasë betoni
bulëzoi nga një lule.

Burgu i Nishit, 1983

“Shtypi i vonuar”, Burgu i Nishit, 1984

Copë letre

Copë gazete
në oborrin e burgut
hedhur nga dorë
e shqiptarit.

Ne hap pas hapi
deri në qeli.

Copë letre e hedhur,
Minatorët e Trepçës
kërkonin liri.

Burgu i Nishit, 1989

“Numrat e amzës”, Burgu i Nishit, 1982

Njerëzit numra

Katër pjata,katër lugë,
katër krevate të ngushta
për katër numra.

Secili numër me kokë tullace,
secili në botën e vet.

Vitet e rinisë
1,2,3,4,5,6,7,8,9,10-të.

Më të voglën shpresë
njerëz në numra
të mos ketë.

Burgu i Nishit, 22.07.198

“Në qelinë e Nishit”, Burgu i Nishit, 1985

Skicë e të burgosurit

Duhet t'i heqësh viza e sfonde
çdo gjë në sy ti gjesh.

Sy të thelluar, rrudha,
vetull me vetull
përpjekur,

Thinja,shkrumb në buzë
pa një rreze dielli.

Një dorë në mjekër,
tjetrën n'tamth.

Tani
mund ta pagëzoni
në daqi skicë
në daqi portret.

Burgu i Nishit, 1984


“Nënë e baba”, Burgu i Nishit, 1989

Në vizitë

Një ditë hyri një fëmijë
në derë të policisë.

U ul pa bërë zë
në pragun me dritë.

Belbëzoi diçka
në zërin e fëmijës.

Për mua qe dhe mbeti
më e mira vizitë.

Burgu i Nishit, 1986

“Numërimi në burg”, Burgu i Nishit, 1984

Pa emër

Nata e cemtë
erëra të rrepta solli.

U fanit stuhia,
mjegulla mbeti varë.

Agimi i hershëm
maska të vjetra çori.

Burgu i Nishit, 1986

“Tomë Milicaj ende në burg”,
Burgu i Nishit, 1988,

Tomi

Ky emër tingëllonte
pas barrikadës ato ditë.

Ky që dhunë nuk duronte
hakmerrej me paqe.

Tomi ishte i madh
n'barrikadim paqësor
në një burg n'Serbi.

Konserva e drejtorë
hynë në kampin e zi.

Barrikadë shqiptare
me kostum të ri.

Burgu i Nishit , 15.01.1990

"Zvonko nga Kroacia”, Burgu i Nishit, 1987

Kroati i ri

Pushkën nuk e donte,
kështu thoshte akuza e tij.

Tri vjet i lirë në burg,
tri vjet i robëruar në liri.

Serish po ajo akuzë,
pushkën nuk e donte.

Kështu disi e bënte jetën
Kroati i ri.

Burgu i Nishit ,1987

“Leximi në burg”, Burgu i Nishit, 1989

“Në lëvizje…”, Burgu i Nishit, 1988

“Izolimi”, Burgu i Nishit, 1987

“Kosova 1981-1996”, 1996 ,Lugano

NË MËRGIM
1991 – 1996

(10 POEZI)

“Rruga e Ballkanit sot”

(imagjinatë), Lugano, 1995

Loti i qyqes

Në shtatë kallinj bari,
lot,
brenga,
kobe
në shtatë rruaza.

Largoni fëmijët
të mos i prekin
gërshetat e këtyre luleve
me "margaritarë "
nga loti i qyqes.

Së shtatë kallinj bari,
po shtohen lot,
po shtohen brenga,
po shtohen kobe
nga shtatë rruazat
e lotit të qyqes.

Lugano, 1994

“Ura e Shenjtë”, (imagjinatë), Lugano, 1995

Enjti

Mos të leftë në derë farë e keqe,
në murriz të qitet ligësia e shpirtit.

Vetës t'ia caktosh peshën në kandar,
je cep i gurit në themel të shtëpisë,

I gatshëm me krahun tënd të djathtë
t'i falesh Enjtit.

Të vdesësh pavdekshmërisht të bëhesh fli,
për tokën, për qiellin, për themelin e shtëpisë.

Gjol i thanave të kuqe,
sado pak të shuash etjen e tokës,
duhet fli
për Enjtin dhe tokën ilire.

“Vizatim”, Lugano, 1993

Premti

Pragu i premtimit,
cili duhet të jesh
n'këto ditë të brishta ?!

Je Ndeshtrashë
apo mbanë nga Thana?!

Mësohu se e premtja
është e Premtit.

Premtimet po i vonohen
Tokës,
rrumbullak një javë
të Enjti ynë.

Lugano, 1994

“Lugano ‘94”, Lugano, 1994

Simboli

(Piktorit të njohur Ibrahim Kodra)

Trekëndësha, katrorë, trapeza,
ngjyra e katërt, e gjelbër
kuq e zi,
rruga jote për në kodër
Kodër.

Skicë, sy përlotur në papirusin tënd
të kodrave e gjeneratave
mbi kodër ,
Kodër.

Jeta simbol, biografia
trekëndësh:
Ballkan, Lindje,
Perëndim
Kodër.

Lugano, 1995

“Shtegu i Ashtit”, (imagjinatë), Lugano, 1994

Ëndrra mërgimtare

Lulen e shtogut i pari e pashë
me natje, herët në pranverë.

Dorën mbi vetull
drejt në lindje të diellit;
bu-bu, është toka ime kjo ?

Imazhin e kobit mos ta sjellim,
gra shterpa mos të ketë,
t'marshojmë dasmërisht,
fishekët e gëzimit
të dalin nga koburet.

Ardhja e mbarë
nga Qafa e Qyqes.

Mos të harrohet
loti i mërgimtarit që shket
nëpër ëndrra
dhe nëpër lulen e shtogut.

Lugano, 1992

“Parku i Bellinzonës”, Bellinzona, 1991

Pushimi

Ulur në një park
humbur në perëndim,
sodis gjethet e verdha
që bien për dhe.

Trupi me rrëqethet,
me vije mundim,
ç'bëj unë këtu,
pse jam nën këto rè.

Thinjat e mija,
gjethet që bien,
shenja të vjeshtës
do të vjeshtoj.

Rinia më treti
larg nga vendi im,
"kënga vaj i burrit",
unë po këndoj.

Lugano, 1991

“Vorbulla e këtyre viteve”, Lugano, 1996

Eridise

Dita që linde ti
ishte ditë e zezë.
Të kapërdiftë mortja,
Rrëshaja të bëftë shoqe për jetë.

Në Majën e Lujve
gjeq vend...

Të mbuloftë gjaku,
hisja tu shoftë,
murrizin të biftë
në derë.

E liga e fisit.
Gjini i nënës
ta pruftë kumtrin.
E lëçitura e fisit.

Mbete Eridise ilire
Edhe ti.

Lugano, 1994

“Gëzimi i jetës”, Burgu i Nishit, 1989

Natyrë

(fëmijëve te mi: Fjollë, Vesë e Bli)
Akrostik

Fjolla

Flokëz dëbore e vogël nga qielli,
Je ra në tokë, mos të shkrihesh,
O e mirë fjollë, mos të frikëson dielli,
Loz e vrapo më shumë të rritesh.
Lexoje emrin tënd akrostik e ke,
Albanë ilire ti për mua je.

Vesa

Vetëm një pikë uji në lulen kurorë,
E bukur e vogël plot shkëlqim,
Si "nektar" uji, n'mengjez pranveror,
Arrite n'këtë botë që të kesh guxim.

Bli

Bukuri e kurorës, hyre në legjendë,
Lule të mira mbushur aromë,
Ishte druri yt që arti u gdhend,
Në të mirë të njerëzimit gjithmonë.

Lugano, 1994

“Nëpër lulet e ankthit”, Lugano, 1996

Ankthi

Lëndove bulëzimin
e rrënjës së gjakut.

Aty ka origjinën
jeta jonë,
aty është burimi
për besën tonë.

Preve sythat shqip
atëherë kur shpërthyen
në tokën Dardane.

Mos shkel
në rizome t`lules se ankthit,
në sheun e gjeneve,
të fisit tim.
Lugano, 1995

Lugano, 1995

“Dora në dorë”, Lugano, 1996

Të gjithave t'u besoj

Në lojën e letrave dy herë mu shfaq mbreti,
Sot për çudi nzura n'thua në këmbët e mia,
Troja prej sot thonë gjendet të Neretva.
Cep i Atlantidës u pa në Mesdhe.
Vrima e ozonit përditë po rritet,
Më kot lypset virusi i kompjuterit.
Astrologjia merr kohën e lajmit ditor.
Operacioni cezaresk u zbulua në Meksikë.
Horoskopi qeli rrugën e disidentëve për pushtet.
Shën Sava gjeti biletën kthyese për Siberi.
Pirroja edhe një herë e fitoj luftën.
Formula e Binomit me katete
po bie nga hipotenuza.
Ligji i Gravitetit hyri në horizontale
në Shpellën e Gadimës në Kosovë.
Gotikë më Arabeskën u vunë në
arkitekturën e Botës.
Unë mbeta dhe vendosa tu besoj te gjithave.

Lugano, 1994

Sylë Mujaj

“Skicë – portret: Sylë Mujaj”

Burgu i Nishit, 1986, Hydajet Hyseni

SHENIME PËR AUTORIN:
Lindi më 1958 në fshatin Dugaivë, komuna e Pejës(Kosovë). Shkollën fillore e të mesme e kreu në vendlindje e tij. Në vazhdimin e studimeve universitare si inxhinier i agronomisë. Para se ti përfundon studimet arrestohet si pjesëmarrës i demonstratave të protestave studentore.
Dënohet me 10 vite burg se pari mbahet në Prishtinë e ku në nëntorin e vitit 1981 transferohet në kampin e Nishit në Serbi, në kampin e njohur “hekur e beton”, në të cilin qëndron deri në prillin e vitit 1990.
7 vjet e dy muaj i kalon në të ashtu quajtuarën “grupa pojaqanih nadzora”, (izolim). Një vit në mesin e të sëmurëve tuberkular, të cilët ishin në fundin e jetës së tyre e një vit në punë të detyrueshme.
Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.
Zvicra ia njeh strehimin politik.
Jeton në Lugano së bashku më familjën e tij.

zondag 14 februari 2010

ÇKA PO BËHET ME EULEX-IN NE KOSOVËN SOVRANE

Vërtet edhe sot jam krejtësisht i bindur sepse isha dhe jam ne kontakte me intelektual te Evropës kur thonë dhe e dine shume mire realitetin dhe gjendjen aktuale te regjionit Kosove e kur : thonë, se me kthimin e shqiptareve te Kosovës mbas gjenocidit thonë keni bëre një mrekulli botërore te kësaj kohe, pra na krahasojnë me “popull biblik”,Këtu ne Evropë me te gjithë është e qarte edhe me dërgimin e forcave policore te Evropës dhe grupin e gjygjetarëve për ndihme te Kosovës, pra po them nga pozitat qytetare evropiane, Sherri po ndodhe kur këto grupe po takohen ne hithrat ballkanike apo ne vete strukturat tona institucionale qe nga fillim kontaktet po mbesin si gjallesa te “shpirte robërisë qe këtu i thonë “Leca cullo”qe ne vend se miqve tanë te ju shpjegohet detyra e tyre për çka kane ardhur , ata vete pra individët tanë i pranojnë si “shefa”, me atë filozofin e robit apo te mësuar se dikush duhet te na udhëheq neve, ne rrugët tona. Këtu edhe nga pritjet e mira populliste ne fillim po bëhen gabime ne hapa strategjik, pra po e humb individualitetin individi ynë para te tjerëve , po e kërkon i njëjti me vone por evropiani po qeshet me ne, sepse pikërisht nga vete institucionet tona i mori këshillat se qysh me vepruar!!!?, Me pyetjen e tyre se ku janë problemet , pushtetarët tanë ju thonë qe atë ne popull vërtet te pa arsimuar , qe po na pengojnë qe ne te ju duam edhe me shume juve Eulex,
Po vërtet si thotë edhe miku Afrim, se nuk është lehte te mbahet shteti apo nisja e shtetit qytetare, i cili vërtet dhe nuk ka shenja te qytetareve por vetëm te “klikës pushtetarë “, qe popullin tash edhe mbas dy vite pavarësi po e provokojnë deri ne egërsim, dhe shih nuk po ka as një shenje te hapjes para popullit, pra po shkon shteti ynë i ri drejte mbylljes qe duhej te ishte e kundërta. Korrupsion ka çdo kund por ky lloj korrupsioni shpirtëror i pushtetarëve mbi popull,/ frika nga ndonjë keqpërdorim i vogël apo i madhe / nga vete individët ne udhëheqje qe vërtet po e bindin popullin se fare nuk janë te përgatitur apo te gatshëm qe te pranojnë vlera qe me vetiniciativat pra dorëheqjet e tyre do te behej një pune e madhe.
Nëse kjo nuk behet atëherë po e presin apo po e provokojnë vete popullin qe ti shtynë nga këto vende apo karrika udhëheqëse.
Ketë gjendje te vërtet te Kosovës e treguan edhe ngjarjet e fundit nga daljet e deri te krimet e njerëzve ne krime ekonomike e ne vrasje mbas lufte, rasti i burgosjes se mjeke, dhe lëshimi i tyre, rasti i penzionerëve, si grupim ne veti, rasti i grevës se mjekësisë se Kosovës, rasti i ish te burgosurve politik te Kosovës, rasti, i grevës se elitës me te larte te policisë se Kosovës, rasti i shoqërisë civile e cila çdo dite e me shume po i vëren dhe po bashkohen si dhe rasti i Vetëvendosjes. Apo rasti i Krete sindikatave te Kosovës ku po rritet e nuk po zvogëlohet padrejtësia dhe manipulimi me këto shtresa qytetare, jemi dëshmitarë qe as një lëvizje nga krerët e pushtetit tone, nuk behet as nuk ndryshohet / nuk behet dhe nuk pres ndryshime sepse faji nuk është te një apo dy persona po vërehet se keqe menaxhimi i tyre është zingjirore“, qe po qese “bie njëri nga ta”; do te bien e te gjithë si “kulla nga zalli”. Edhe ketë nuk po e kuptoj vetëm unë por një pjesë e madhe e popullit për veç militanteve trumbetues klanor apo politik te Kosovës, qe vërtet deri diku edhe po pengojnë , apo ndalin ketë te vërtet ne opinion, si nga këta militantet e verbër politik te njëjtën gjë po e bëjnë edhe disa mjete te informimit,/ qe shih te gjithë edhe këta i kane emrat e mbiemrat; por mendojnë se kalohet një javë, e heshtet çdo gjë, nëse ketë e mendojnë apo e trillojnë , këtu po i shoh e po i ndiej Oshtimat e mëdha apo ndarjet e mëdha qe duhet te vijnë pikërisht ne ketë pranverën qe te gjithë presim dhe kemi dëshire për ndryshim pa dhune, edhe ketë po e vërej se kjo metode ; sa e sa here e kërkuar u vulgarizua dhe mund te ketë lëvizje me radikale te masave, ketë po e “ndien reuma ime apo trupi im”, Dëshirat po marrin forme e diku diku po fillojnë te konkretizohen si mbas zanateve se vetëm te bashkuar dhe duke i ruajtur vlerat e krijuara , dhe pa mëshirshëm te hiqen anti vlerat ne udhëheqjen e Kosovës Sovrane, ne rrugëtimin e saj te Bashkimit Kombëtar, Për ketë duhet te bisedohet edhe me miqtë tanë sepse e dinë mirë historinë edhe gjeografin ballkanike. Lypet vetëm shpjegim i drejte e miqësor e jo servil apo përfitime te rastit nga pushtetarët tanë te papërgjegjshëm deri ne skajshmëri. ... Lees verder
Syle Mujaj

ÇKA PO BEHET NE KOSOVË !!!?, Z. DEPUTET

ÇKA PO BEHET NE KOSOVË !!!?, Z. DEPUTET

/Si shenje përshëndetje për Deputetin Nait Hasnin,nga Mërgata shqiptare/

Pse nuk bëhen tribuna me qytetarë, nga deputetet tanë, e tu thuhet e vërteta miqve tanë se pse “po na ndihmojnë kaq shumë”!!?
Pse nuk i tregohet popullit tonë vërtet se kush është Eulex-i.
Populli edhe sot e gjithë ditën i mendon miq qe po na ndihmojnë kundër “përpëlitjeve qe po edhe sot kemi nga Serbia e këlyshëve te saj.
Ju bindi zoti deputet se vetëm këtë e dinë populli, populli nuk i dinë marrëveshjet sekrete te institucioneve tona, me drejtoritë e Eulex-it.
Kjo qe e thua publikisht z. Deputet është dinjitoze, dhe pse kaq vonë, del me një rastësisht konkrete.
A mos je i vetmi, si rasti i Emrushit ne protestat e kaluara kur nga policia jonë u shkyejshin “këmisha e nderi i deputetit, kur te tjerët i binin “fylit multietnik”.
A mos je i vetmi, a te përkrahin koleget e ty, qe se pari ne Kosovën Sovrane te niset DREJTESIA, pikërisht nga vetë institucionet tona nga vetë emrat e përfolur si ne aspektin politik ashtu edhe ne aspektin ekonomik.
Pse, nuk bisedohet shtruar me miqtë tanë te Eulex-it, shtruar për qenësinë tonë 95% shqiptarë, pse nga institucionet tona "ndërsehen policia e miqve tanë te bëjnë "Hajkë" ne popull apo ne rrugë ku gjendet edhe Albin Kurti.
A e din se përfaqësimi i popullit nuk sinjifikon “një kravatë e një xhip apo një vilë".
Por çka deputeti mbas “sofrës shqiptare” i thotë apo i jep popullit te vetë si përfaqësues apo si përgjigjes për “votën e shenjet qe pikërisht ky popull u a dha!!!?
Apo e shihni i dashur deputet se “eksperimenti Kosovë edhe dy vite, mbas pavarësimit nuk i funksionon GJYGJESIA !!?
Qysh te tjerët na thanë dhe Kosovë Sovranitet, ku ngecen punët e nuk po ecën, nuk po ecën vërtet kur Kufijtë e fqinjit Serbi apo lëvizjet e UDB-shave, edhe ne numra nuk janë zvogëluar, ne krahasim me “intelegjencin tonë”, qe nga intrigat klanore e partiake u bllokuat ne hasmëri regjionale.
Është e dhimbshme me i dashtun deputet qe Kërkesa për te drejtat e ish te burgosurve politik qe i latë ënde me “Pranga ne duar”; ju qoftë turp i dashtun deputet.
Ditët qe po vijnë,ku guximshëm, shih sa përsëri shumë e dhimbshme z, deputet, kundër jush, edhe te burgosurit i ke ne rrugë aty me Popullin e Kosovës qe po e kërkon vetëm atë me te thjeshtën Drejtësi para zotit, familjes e Kombit.
Te thuhet e vërteta, si kjo qe po e thua sot z. deputet, edhe pse kaq vonë, del me një rastësisht konkret.
Por shtrohet pyetja a mos je i vetmi, a te përkrahin koleget e ty, qe se pari ne Kosovën Sovrane te niset DREJTESIA, pikërisht nga vetë institucionet tona nga vetë emrat e përfolur si ne aspektin politik ashtu edhe ne aspektin ekonomik.
Pse, Nuk bisedohet shtruar me miqtë tanë te Eulex-it, pse nga institucionet tona "ndërsehen policia e miqve tanë te bëjnë "Hajkë" ne popull apo ne rrugë ku gjendet edhe Albin Kurti, çka, a e din se përfaqësimi i popullit nuk sinjifikon “një kravatë e një xhip apo një ville".
Por çka deputeti mbas “sofrës shqiptare i thotë apo i jep popullit” te vetë si përfaqësues apo si përgjigjes për “votën e shenjet qe pikërisht ky popull u a dha!!!?
Apo ec shihni te dashur deputet se “eksperimenti Kosovë edhe dy vite, mbas pavarësimit nuk i funksionon GJYGJESIA, qysh te tjerët na thanë dhe Kosove Sovranitet.
Nuk po ecën, nuk po ecën vërtet kur Kufijtë e fqinjit Serbi apo lëvizjet e UDB-shave, edhe ne numra nuk janë zvogëluar, ne krahasim me “intelegjencin tonë”, qe nga intrigat klanore e partiake u bllokuat ne hasmëri regjionale.
Është e dhimbshme me i dashtun deputet qe Kërkesa për te drejtat e ish te burgosurve politik qe i latë ënde me “Pranga ne duar”; ju qoftë turp, i ditëve qe po vijnë, e ku guximshëm, shih sa përsëri shumë e dhimbshme kundër jush zotëri deputet, edhe te burgosurit i ke ne rrugë aty me Popullin e Kosovës qe po e kërkon vetëm atë me te thjeshtën Drejtësi para zotit, familjes e Kombit.
Eulexi ka ardhur te na ndihmoj, këtë MARREVESHTEJE PER NDIHME POPULLI I KOSOVES E KA MARRE NGA Ju z deputet e "Sofrës Shqiptare" apo Parlamentit te Kosovës.
Nëse Ju si përfaqësues nuk i zbatoni marrëveshjet atëherë populli do te dinë ti zbatoj, e jo te preke popullin ënde te përgjakur nga pushtuesi Serb.
Pse ju vjen disa deputeteve te thonë se janë shqiptarë, ç`është ai tip i disa gazetarucesh qe i përziejnë qeshjen e Popullit me atë Kombëtaren e shenjet.
Nuk preket populli apo Tribuni i Vetëvendosjes djali i rrugëtimit Kombëtar Albin Kurti.

Nuk prekete popullim me burgosje mund te dalin edhe vullnetarisht te perfoluarit, apo te japin doreheqje, eshte ne moralin e tyre apo Vertet nga Eulex-i kerkojme Drejtesi ne Institucionet tona, qe padyshim kete po e prete Krejte Kosova por drejtimi te qitet ne gjygj populli kjo nuk ka te beje fare me drejtesin por mund te quan dikush, se paskan ardhur si pushtues te nje populli veq sa te qliruar, nga nje pushtues klasik e ky tjetri si pushtues bashkohor, po keshtu mund te thote dikush nese ndegjohen e shkruhet per mijera lende kriminale qe nuk po burgoset as nje ta thuash as nje hajn ordiner apo krim politik, e nisja eshte krejte e gabuar apo e rrezikshme ne drejtim te Vetevendosjes kjo levizje eshte populli i Kosoves eshte ne rrugetimin natyror nuk ka as ngutje as ngadalesim, po ecen mire-

Keto skena i njeh populli i Kosoves, shume mire, atehere edhe pa Eulexin dini se kend ta burgoste serbia me kelyshet e vete, kete populli po e shehe edhe sot se nga kush po jan "shtytesit" per prekje ne popull, ...

Te Burgosurit politik te Kosoves jane "gjymtyret e popullit" qe ishte per qlirim, fatkeqesishte ende te "pranguar por edhe me pranga jane prape ata "gjymtyret, duart e kembet e popullit qe po ecin edhe sot deri ne bashkim, sepse kjo Drejtesia, nuk hjek dore populli nga kjo mos u frigoni, po ecen mire.

Po po duhet te bashkepunojme me gjeneratat