
KOSOVA E MËRGATA, PO OSHTINË
/Si shenje sherimi per rapsodin tone te dashtun qe sa me shpejte te del nga spitali, Agim Gashit/
Kjo është force e s`është mahi, është ortekë për besë e dhe
Zë i fortë nga Mërgata, oshtimë drejtë Kosovës s`re
Shumë e pa drejte është grumbulluar te çdo grua e çdo burrë
Plagët e mija e dhimbjet tua, janë stuhi qe luajnë çdo gur.
Mblidhi dhimbtë Agim Gashi, shtrëngoj plagët ecim bashkë
Them një Zë mirë te shqipëruar “matrapazët” t`dalin jashtë
Sot Kosova po lyp drejtësi, ne çdo cep e ne çdo anë.
Si te ishim ne “kopila”, kemi zot, kemi babe e nane.
Nuk je i vetëm me dhimbtë tua me poemthin, ta quajmë plagë
Dridhërime, oshtinë Kosova, e drejtësia po Vjene, shume ngadalë
Vijnë dallgë prej Dukagjini ne Drenica, kulla e Jashareve jep porosi:
“Kjo Kosovë nuk është e jona”, duam atë tjetrën qe e duan bijtë e mi
Po te gjithë jem me ty, me ty ecim me ty këndojmë.
Harrojme dhimbtë , mshelen vuajtjet e vallëzojmë
Thërret sharkia, thërret kushtrimi, me dymbëdhjetë tela
Do te del ne breg, s`bën te ndalet, “anija jonë” me vela.
Geen opmerkingen:
Een reactie posten
Pershendetje e me deshire e dicipline qytetare i pres komentet e Juaja